Lajme, Lajmi kryesor

Raporti nga Amerika: Pse Rusia po kërkon të bëj “pazare” në Ballkan

Kremlini po përpiqet të rezistojë ndikimin Perëndimor në Ballkan me një kosto të lirë, thotë një libër i ri, duke përdorur taktika me kosto të ulët që është dezinformimi

Tetorin e kaluar, Rusia i dha falas Serbisë gjashtë avionë luftarakë të epokës sovjetike. Ministri rus i mbrojtjes fluturoi në Beograd për dorëzimin, duke siguruar që donacioni i Kremlinit do të marrë publicitet maksimal në një rajon që e sheh si një nga sferat e tij historike të ndikimit. Tani orrlat e sigurisë perëndimore e morën vesh, duke e theksuar atë si një shenjë tjetër të ambicieve ekspansioniste të Vladimir Putinit. Mesazhi dukej i qartë: Rusia ishte rikthyer në Ballkan në një mënyrë të madhe.

Të humbur në zhurmë, megjithatë, duhet theksuar një detaj të rëndësishem që Serbia do të duhet të përballoi koston e vlerësuar prej 235 milionë dollarësh për mbledhjen dhe modernizimin e avionëve të plakur MiG-29. Ata u dorëzuan në copa-copa të pa montuar, nga avionët rusë të transportit. Për më tepër, doli që Beogradi – i cili ka ambicie për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian – do të kishte preferuar aeroplanë amerikan ose evropian, nëse do të ishte në gjendje t’i përballonte ato.

Për çmimin e transportimit të disa avionëve të vejtëruar, Kremlini në kembim të kesaj mori një ujdi në terma gjeopolitikë. Ai e ngriti fuqinë e saj në Ballkan dhe, falë reagimit të Perëndimit, i lejoi Rusisë ta shfrytëzonte këtë dhuratë në diçka shumë më të vlefshme – përshtypjen se tani po projekton fuqi mbi fronte të shumta, nga Evropa në Lindjen e Mesme dhe më gjerë.

Në një libër të ri mbi përfshirjen e Rusisë në Ballkan – Fuqitë Rivale: Ndikimi i Rusisë në Europën Juglindore – autori Dimitër Bechev argumenton një rast bindës se krijimi i përshtypjeve të tilla është thelbi i strategjisë së saj, sepse nuk ka fuqi ekonomike apo ushtarake për të bërë më shumë. Me fjalë të tjera, Kremlini po e bën më së shumti një dorë që është shumë më e dobët se sa duket.

Ri-pohimi i fuqisë ruse në Ballkan dhe parandalimi i Perëndimit që të ketë ndikim më të madh në rajon është diçka që Presidenti Vladimir Putin, i intereson thellë. Ai e ka përdorur fjalën “poshtërim” për të përshkruar se si Rusia u mënjanua nga ndërhyrjet e ndryshme ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara në ish-Jugosllavi në vitet 90-ta.

Por me burimet e zgjatura, Rusia është dashur të përdorë taktika si dezinformimi, marrëdhëniet të zgjuara me publikun dhe luftërat hibride për të arritur qëllimet e saja. “Rrëmbimi i zemrave dhe mendjeve janë më të lehta dhe jashtëzakonisht më kosto-efektive sesa korruptimi qeverive dhe ruajtja e aleancave, e jo më shumë se fuqia e vështirë”, shkruan Bechev, një njohes i Ballkanit në Amerikë.

Është një strategji me rrezik të ulët, argumenton ai, por megjithatë paraqet një sfidë të vërtetë për Perëndimin. “Rusia nuk mund të zbrapsë ndikimin perëndimor, por mund të bëjë aleatë, të përhapë influencën dhe të përfitojë nga mundësitë kur ato dalin”.

Autori gjurmon historinë e përfshirjes së Rusisë në Ballkan, por ai thotë se përballet me një luftë të vështirë duke ia rimarrë ndikimin e saj të fundit. Lidhjet historike që dalin nga Perandoria Ruse, si dhe trashëgimia e tyre e përbashkët sllave-ortodokse, kanë më pak rëndësi sot se sa që supozohet, argumenton ai. Në vend të kësaj, kjo e kaluar shpesh përdoret për pazare të vrazhdë oportuniste, atje ku ka më shumë konflikte se sa bashkëpunime.

Edhe Serbia – që duket se është më e këndshme ndaj Moskës – kërkon lidhje më të ngushta sigurie me Perëndimin. Ajo kryen shumë më tepër ushtrime me forcat e NATO-s se sa me Rusinë, sipas një raporti të Këshillit Atlantik.

Bechev vë në theks taktikat e tjera që Rusia ka përdorur në rajon për të rritur ndikimin e saj, duke përfshirë përpjekjet e fshehta për të përmbysur qeveritë lokale, sulmet kibernetike dhe përpjekjet për të ushtruar presion ekonomik nëpërmjet furnizimeve me gas. Ato kanë evoluar nga metodat që Kremlini përdori më parë kundër Gjeorgjisë dhe Ukrainës, pas revolucioneve të tyre në fillim të viteve 2000, pasi si përgjigje ndaj asaj që shihte si shkelje e Perëndimit në fushat e saj tradicionale të ndikimit.

Një ndikim i shtytjes së Ballkanit në Rusi është se ajo ka formuar në mënyrë të konsiderueshme diskursin publik. Putini ka arritur statusin e kultit në mesin e shumë njerëzve në Ballkan. Fuqitë lokale gjithashtu kanë ndihmuar në ndërtimin e një imazhi pozitiv të Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë diskreditojnë SHBA-të dhe BE-në. Dhe Kremlini shpreson se aviacioni i tij do të nxisë Serbinë për të blerë një gamë të pajisjeve të reja ushtarake ruse./EV

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *