Lajme, Lajmi kryesor

Raca e helenëve është një teori e rreme, shteti është i arvanitëve

Raca e Helenëve është një ideologji e rreme, por fort mirë e manipuluar nga ana e tyre, të cilët dallohen për manipulator dhe të pabesë. Në venat e kësaj popullate nuk rrjedhë asnjë pikë gjaku e grekëve të vjetër shkruan Fallmerayer…

Libri i historianit Jakob Philipp Fallmerayer, “Geschichte der Halbinsel Morea wahrend des Mittelalters” ku thuhet se popullsia greke u zëvendësua gjatë periudhës së dyndjeve sllave (350-800) pas krishtit.

Raca e Helenëve është një ideologji e rreme, por fort mirë e manipuluar nga ana e tyre, të cilët dallohen për manipulator dhe të pabesë. Në venat e kësaj popullate nuk rrjedhë asnjë pikë gjaku e grekëve të vjetër shkruan Fallmerayer.

Sot ky shtet që e vetën e quan rrejshëm grek, ishte dhe është depresiv, gjithnjë i tensionuar deri në armiqësi me shtetin shqiptar?! Dihet se mbrojtja më e mire është sulmi. Jo po, në këtë rast edhe nga frika, sepse po u zbulua e vërteta i mori lumi. Ashtu siç ka thënë Haki pasha: Po u zbulua historia e shqiptarëve, Turqinë e mori lumi! Ja pra këtu është “enigma” pse ne si komb na kanë bërë copa-copa, na kanë tjetërsuar, janë munduar të na zhdukin si komb, na kanë vjedhur historinë, kulturën duke na bërë edhe shumë të këqija tjera.

Tani një pjesë e kombit po e kuptojmë se na duhet shumë punë. Pa tjetër se një ditë do ta zbulojmë të vërtetën tonë! Dhe fantomave artificiale e të rreme do t’ju bie dushku në vjeshtën e vonshme, dimri do ti kalb, pranvera do bulëzoj natyrshëm, krejt ndryshe me pamje të re mbi tokën dhe qiellin e qetë me rreze tjera! Atëherë kur dihet se shumica janë arvanitë, pse mos ta quajmë Shteti i Arvanitëvë, ky është realiteti. Patjetër në të ardhmen do të jetë i tillë! – Sepse ju luftuat dhe e çliruat atë vend, ju e formuat, e krijuat dhe e ndërtuat, madje edhe e keni udhëhequr. Vetëm ju jeni autokton në ato troje, të tjerët janë mbetje turko-mongole, sllave etj.

Ashtu siç e përshkruan studiuesi austriak Fallmerayer. Vetëm ju jeni që dalloni dukshëm nga të tjerët me ato pamje kreshnike e madhështore, trima me fletë si shqipe mali, me fustanellën, armët ngjesh plot hijeshi, koloriti kostumeve më të bukurën në botë! Burra vigan, plot gjallëri, me një qëndrim plot madhështi. Të gjitha këto tipare tregojnë dukshëm fisnikërinë e një race që ka trashëguar brez-pas- brezi virtytet më brilante në gadishullin Ilirik.

Ne vetëm po komentojmë TAPITË e ZOTIT, dhuratë kjo që i dhuroi një kombi të quajtur Arbër, Alban, Shqiptar, kësaj krijese të Zotit që ne e kemi trashëguar! Prandaj, e kemi me borxh të mësojmë e vetëdijesojmë, t’ia kujtojmë që tjerët na kanë ndarë e tjetërsuar, ta ndihmojmë në riatdhesimin e natyrshëm ashtu si a ka krijuar natyra, ta ruajmë, ta kultivojmë dhe një ditë edhe bashkë ta festojmë festen më të madhe!

/nacionalalbania.al/

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *