Kulturë

Qyteti i humbur i Atlantidës zbulohet në mes të oqeanit? (video)

Një video e re e qytetit të lashtë të humbur në mes të Paqësorit ka nxitur një tjetër teori se Atlantida mitologjike mund të jetë e vërtetë

Falë përparimit teknologjik, arkeologët do të jenë në gjendje të eksplorojnë plotësisht qytetin e shkatërruar të Nan Madol. Episodi i fundit i serisë “Çfarë ka në Tokë?” e cila shfaqet në një kanal shkencor, shfaq imazhe nga ajri i zonës së zbuluar.

Qyteti është i rrethuar nga kanalet dhe konsiderohet të jetë “Venecia e Oqeanit Paqësor”.“Nan Madol duket të jetë vendbanimi i parë në historinë e Paqësorit. Nëse më pyetni mua, Nan Madol ishte kryeqyteti, selia e pushtetit politik, qendra e zakoneve më të rëndësishme fetare dhe vendi ku u varrosën udhëheqësit më të rëndësishëm “, tha udhëheqësi i hulumtimit Mark Mekoy.

Nan Madol ishte selia e dinastisë Saudeleur deri në vitin 1628 dhe konsiderohet një mrekulli ndërtimi dhe arkitekturore.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *