Lajme, Lajmi kryesor

Qytetarët i duan këto koalicione për zgjedhjet e ardhshme

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka bërë sot prezantimin e gjetjeve nga hulumtimi për matjen e opinionit publik në Kosovë lidhur me gjendjen aktuale politike, kënaqshmërinë me punën e institucioneve publike, si dhe preferencat politike të qytetarëve për zgjedhjet e ardhshme

Në këtë anketë, qytetarët janë pyetur edhe për preferencat e tyre për koalicionet e partive që ata do të votonin po që se zgjedhjet mbaheshin të dielën.

27 për qind e votuesve të LDK-së kanë preferuar që partia e tyre të jetë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ndërkaq 60 për qind e tyre janë shprehur kundër koalicionit me PDK-në.

25 për qind e votuesve të PDK-së kanë preferuar koalicionin me PSD-në, ndërkaq 86 për qind e të anketuarve kanë qenë kundër koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Tutje në këtë hulumtim 33 për qind e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje kanë preferuar koalicionin me LDK-në dhe 61 për qind e tyre kanë qenë kundër koalicionit me PDK-në.

13 për qind e votuesve të PSD-së do t’a preferonin më së shumti një koalicion me AAK-në, kurse janë më së shumti kundër një koalicioni me VV-në me 65%.

Sipas këtij hulumtimi, votuesit e AAK-së do t’a preferonin më së shumti një koalicion me Nismën, pra 28% e të anketuarve e dëshirojnë një koalicion të tillë ndërkaq 66 për qind janë shprehur kundër një koalicioni me LDK-në.

16 për qind e votuesve të Nismës Socialdemokrate kanë preferuar një koalicion me PDK-në, ndërkaq 70 për qind e tyre kanë qenë kundër një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *