Lajme, Lajmi kryesor

Qorrolli: Divorci i koalicionit qeverisës dhe zgjedhjet janë afër

Analisti politik, Vigan Qorrolli ka folur për përplasjet pushtet – opozitë. Ai në Express Intervistën në KTV, theksoi se Kuvendi i Kosovës është disfunksional e madje partitë politike po synojnë që Kuvendin ta zëvendësojnë me tryeza

Shtoi se krizat që po manifestojnë vullnetin politik, i sheh si kërkesa për zgjedhje të parakohshme.
Temat që i ka hapur tani presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, për korrigjim kufijsh, ai thotë se qartazi lidhen me Gjykatën Speciale.

Ka përmendur faktin se deri tani, Kuvendi ka realizuar vetëm 22 për qind të punës, prandaj duhet të hapet rruga për zgjedhje të reja.

“Ka përplasje me koalicionit qeverisës. E kemi parë edhe momentin kur në konventën e PDK-së, u bë hapja e zgjedhjeve të brendshme. Aty Veselin e quajtën kryeministër të ardhshëm. Kjo i tregon përplasjet që kanë brenda ata. Kemi parë edhe përplasjet Thaçi – Haradinaj, Veseli-Thaçi. Një divorc mes tyre është afër, edhe ashtu ishte koalicion i papritur”, tha Qorrolli.

Koalicioni PDK-AAK-Nisma e AKR, zyrtarisht është drejt fundit, tha ai. “Zgjedhjet janë më afër se kurrë”, tha Qorrolli duke shtuar se paniku prej tyre ka filluar të shfaqet qartazi.

Sipas tij, BE-ja nuk ka asnjëherë faj. “Kush e di se si funksionon BE-ja, e di që BE-ja është funksionale e merr vendime të duhura. Ne nuk kemi më problem vetëm me shtetet që nuk e njohin Kosovën, por edhe me ato që e njohin, si Franca e Holanda”, tha ai.

Qorolli, tutje tha se pritjet janë që me liberalizimin e vizave, Kosova do zbrazet. E ka krahasuar këtë me Kukësin në Shqipëri.

Në Kosovë, tha ai, elita politike është krejtësisht e ndarë. “Në këtë rrethanë, konsensusi mes partive sidomos shqiptare, është i duhur, por vështirë të arrihet. Kjo kryesisht për shkak të problemeve që liderët e partive kanë mes vete”, tha tutje.

Thaçi e Haradinaj, tha ai, kanë përplasje të thella mes vete, e larje hesapesh të vjetra. Nëse liberalizimi i vizave vonohet deri në mesin e vitit të ardhshëm, Qorrolli tha se ndodh vetëm pse politika i ka kapë institucionet e drejtësisë në Kosovë. E sipas tij, BE-ja e ka frikë këtë që po ndodh.

“Ne po ngufasim demokracinë liberale e në Kosovë kjo demokraci është në rrezik. Katër-pesë persona e kanë ngulfatur vendin, e sigurisht që BE-ja do t’i dënojë. E prej krejt kësaj, në fund vuan populli”, tha ai.

Qorrolli gjithashtu tha se dialogu Kosovë-Serbi, nënkupton pajtim kombesh. Ai tha se ka mbetur që vetëm Thaçi e Vuçiqi të bëjnë punën përfundimtare, por problemet mes tyre, që askush nuk i di, po e zvarrisin procesin.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *