Lajme

Qeveritarët i marrin pagat me ngritje nga dhjetori i kaluar

Nga një dhjetori i vitit të kaluar kryeministri Ramush Haradinaj do të marrë pagën me rritje 2 950 euro në muaj, raporton KTV

Pas vendimit të së hënës të Gjykatës Kushtetuese, Qeveria ka anuluar vendimin për pezullim për rritje të pagave të kabinetit qeveritar. Vendimi i cili vet Haradinajt ia rrit pagën 100 për qind, është kërkuar të zbatohet menjëherë.

Pas mbledhjes së qeverisë, Haradinaj ka thënë se rritja e pagës nuk është bërë veç për vete. Vendimin për rritje të pagave, Agjencia Kundër Korrupsionit e kishte cilësuar si konflikt interesi. Kjo agjenci nuk ka kthyer përgjigje, kur është pyetur se a do të bëjë padi ndaj qeverisë për rifuqizimin e vendimit për rritje të pagave.

Gjatë mbledhjes së qeverisë, diskutime të nxehta pati edhe për projektligjin për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme.

Por, mediat nuk kanë mundur të marrin materialin që do të duhet ta siguronte qeveria. Me vendim të Qeverisë, pagesën për 70 për qind të pagës edhe 5 vjet pas përfundimit të mandatit, do ta marrin drejtori i AKI-së, zv.drejtori dhe kryeinspektori i këtij institucioni. Kabineti Qeveritar ka ndarë 20 mijë euro për alpinisten Uta Ibrahimi.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *