Ekonomi

Qeveria në përkrahje të ndërmarrësisë, premton kryeministri

Qeveria e Kosovës do të jetë në përkrahje të ndërmarrësisë. Kështu tha kryeministri i vendit Ramush Haradinaj sot në hapjen e “Javës Globale të Ndërmarrësisë 2017”

“Ne në Kosovë duhet të ecim me rend dhe ligj, me konsolidu rendin ligjor. Bota ka bërë përparim në qasjen e ecjes së sipërmarrësve. Sot ne bashkohemi për ‘Javën globale të ndërmarrësisë dhe nuk është çudi që edhe Kosova po e ndjen nevojën me i zënë trendet. Për fat të mirë njerëzit në Kosovë janë ndërmarrës në shpirt kanë ide e vizion. Ka diçka që këto ide dhe shpirtin e ndërmarrësisë e ndihmon ose pengon.

Mungesa e shtetit ligjor mund ta pengojë shpirtin ndërmarrës. Kushdo që është nis në ekonomi dikush iu ka gjet njëherë një partner që e ka ndihmuar që ecja me qenë e suksesshme. Ajo pse kam pas dëshirë të jem me ju ka të bëjë me faktin se Qeveria dëshiron me qenë më ju në ndonjërën nga këto ditët e ecjes suaj, kur iu nevojitet një partner. Qeveria ka plot mundësi me qenë me ju që idetë dhe shpirtin tuaj ndërmarrës që të jemi me ju me një moment të caktuar.

Ekzekutivi i vendit ish dasht me qene me ju . S’do të përtoj me dhënë energji nga vetvetja që në nisjen dhe ecjen e juaj ta keni një partner. Dëshira ime është që të jemi dy. Qeveria e vendit të jete me ju. Mos na kurseni të jemi çdo herë aty”, tha ai.

Ndërsa ambasadori amerikan Greg Delawie u tha ndërmarrësve të rinj se janë në rrugën e duhur.

“Shoh shembuj tek ndërmarrësit e rinj kanë motiv. Zhvillimi ekonomik është i kufizuar për shkak të korrupsionin. Korrupsioni fshihet t në errësirë po zbardheni atë, bëjeni të dukshëm dhe ikni favoreve te pamerituara. Ka sfida por filloni me ide tuaja mos u dorëzoni. Ne iu mbështesim juve”, tha ai.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *