Sport

Punimet për ndërtimin e “Arenës Kombëtare” në fazën finale (video)

Punimet për ndërtimin e stadiumit të ri “Arena Kombëtare” janë duke ecur me ritme të kënaqshme dhe pritet që të jetë gati në afatin e caktuar

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet e fundit nga punimet e stadiumit të ri që po ndërtohet në kryeqyet ku dallohet se shkallët po marrin formën e duhur dhe në periudhën e verës të jenë të përfunduara.

“Arena Kombëtare’’ do të jetë impanti i ri që do të presë sfidat e kombëtares shqiptare pas dy stadimeve të tjera “Elbasan Arenës” dhe “Loro Boriçit”.

“Arena Kombëtare” është një nga kandidaturat zyrtare të UEFA-s për zhvillimin e finales së Superkupës së Europës 2020, ndërsa do të shërbejë jo vetëm për ndeshjet e skuadrës tonë Kombëtare, por edhe si një qendër multifunksionale për qytetarët, shërbime dhe argëtim gjatë gjithë ditëve të javës.

Kapaciteti i këtij impanti do të jetë 22 mijë vende.(TemA)

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *