Lajme

Publikohen pamjet: Ja si festohej Çlirimi i Shqipërisë, më 28 Nëntor 1945 (video)

Politika dhe historianët në Shqipëri janë të ndarë për sa i përket datës së Çlirimit të Shqipërisë. Disa thonë se u festua në 28 nëntor 1944, e të tjerë e thonë për 29 nëntor. Edhe këtë herë, si përvit u debatua, ndonëse me tone më të ulura, mbi datën kur iku gjermani i fundit

Në kategorinë War Pictorial News, e cila tregon filmime të bëra gjatë periudhës 1940- 1945, nga vende të ndryshme të botës që festonin ditën e Çlirimit nga nazifashistët, është edhe ky fragment i rrallë dhe i rëndësishëm për dokumentimin e historisë sonë.

Kjo video e çmuar tregon sesi Shqipëria ka festuar ditën e Pavarësisë dhe Çlirimit, më 28 Nëntor 1945. Në pamjet bardhë e zi, duken qytetarë që marshojnë në rrugët e Tiranës për të festuar.

Në video dallohen godinat e Tiranës së re, që u ndërtua gjatë pushtimit italian. Aty janë filmuar dhe festimet e çlirimit të shqiptarëve nga pushtuesi gjerman.

Në video dallohen dhe avionët luftarakë, si edhe anëtarë të misioneve aleate si anglezë, rusë, amerikanë dhe jugosllavë, që parakalojnë bashkë me partizanët shqiptarë. Mos i humbisni këto pamje!/Dritare.net

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *