Sport

PSG-ja e deklason Crvena Zvezdën e Beogradit

Paris Saint Germain e ka mposhtur më plotë meritë Crvena Zvezdën, me rezultat 6-1, në takimin e zhvilluar sonte në Ligën e Kampionëve

PSG-ja ishte dominues i plotë i takimit, ndërsa golat i kanë shënuar Neymari (20’, 22’ dhe 81’), Cavani (37’), Di Maria (41’) dhe Mbappe (70’). Neymar dy gola i ka shënuar nga goditja e lirë.

Gjiganti francez po ashtu ka pasur edhe disa raste tjera shënimi, transmeton kp. PSG-ja në 18 takimet e fundit nuk e ka pësuar asnjë humbje si vendas.

Kurse në takimin tjetër, Lokomotiva e Moskës – Schalke 04, gjermanët kanë shënuar fitore me rezultat 0-1 dhe golin e vetëm të takimit e ka shënuar McKennie (81’).

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *