Kulturë, Lajmi kryesor

Protestë në mbrojtje të Gjuhës shqipe

Nesër në ora 10 e 45 minuta, në Tiranë organizohet një protestë para Akademisë së shkencave

Do jemi atje për të mbrojtur gjuhën shqipe nga pseudoakademikët që për qëllime antishqiptare botojnë e promovojnë vepra antikombëtare si fjalori i akademikut Kolec Topalli i cili e rreshton shqipen si gjuhën më të huazuar në botë me 93% të fjalëve si të huaja.

Do jemi te ASH me shpirt, frymë e trup tu tregojmë, jo vetëm se shkenca e vërtetë e vendos shqipen si qendër e gjuhëve indoeuropiane, por edhe se poshtërimimin që i bën ASH gjuhës shqipe, nuk mund ta lejojmë kurrësesi!

Do jemi para ASH për të dëshmuar se s’lejojmë askënd të na përdhosë gjuhën e shpirtit dhe të zotit, gjuhën Naimit e të Fishtës.

Do jemi te Akademia e Shkencave tu tregojmë shqiptarëve me fakte se kjo akademi është filial i Akademisë Serbe të Beogradit dhe nuk funksionon për llogari e në dobi të kombit shqiptar.

Do jemi te Akademia e Shkencave për të treguar se kjo akademi sulmon poshtërsisht gjuhën shqipe me qëllimin final për ta shkombtarizuar çdo fjalë të gjuhës sonë dhe të na tjetërsojnë si komb.

Do jemi te ASH për tu thënë se sllavofilia e kësaj akademie nuk është shkencë dhe ti pyesim nëse dinë se ku përfundojnë çdo vit 40 milionë dollarë të buxhetit të Serbisë që hidhen në Shqipëri.

Do jemi para Akademisë së shkencave edhe në emër të shenjtorëve të gjuhës shqipe që dhanë gjakun për atë dhe do jemi aty edhe në emër të ardhmërisë sonë.

Ndaj ftojmë gjithkënd të jetë prezent për të ndaluar masakrën ndaj gjuhës shqipe që po kryhet nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë për interesa që i di kjo akademi, por që janë në kundërshtim flagrant me të vërtetën shkencore dhe interesat tona kombëtare.
Mos mungo në tubim ditën e hënë dt 07 ora 10 e 45′.
Të thërret gjuha shqipe!

/Agron Dalipaj

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *