Lajme, Lajmi kryesor

Propozimi i Edi Ramës ka trazuar minjtë e xhirizave jugosllave

Në Kosovën shqiptare, më saktë, në Kosovën e Shqipërisë me shqiptarët bashkëjetojnë edhe minjtë e xhirizave jugosllave, të cilët sa herë përmendët Tirana, Republika e Shqipërisë, Shqipëria dhe bashkimi i kombit, trazohen dhe nisin të reagojnë sa për t’na e kujtuar se akoma janë këtu, midis nesh…

Nga Xhevat Bislimi

Sot, ne Kuvendin e Republikes se Kosoves (shteti i dyte shqiptar ne Shqiperi), Kryeministri shqiptar propozoi qe ne nje te ardhme jo te larget dy shtetet e Shqiperise do te duheje te kishin Kryetarin e perbashket, te unifikonin politiken e jashtme, ate te sigurise, etj. Kjo, tha ai, sot duket enderr por, nje dite do te behet realitet…

Mjaftoi kjo “enderr” e Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, qe te trazohen minjte e xhirizave jugosllave! Perfaqesuesit me te denje te ketyre minjve te xhirizit nxituan te shkruajne ne portalet e tyre jugonostalgjike se “te perbashket mund ta kemi vetem burgun ku do t’i burgosnim patriotet” (atdhetaret shqiptare!).

Hiç nuk u çudita nga shkrimet dhe reagimet e tyre te kesaj natyre, sepse qe ne rinine time kam kuptuar se keta minjte e xhirizave jugosllave edhe enderrat do t’ua burgosnin shqiptareve sikur te kishin pak pushtet! Jane te njejtit, ose pjelle e tyre, qe kerkonin dhe perpiqeshin pa zgjedhur menyre e mjete, ne bashkepunim te ngushte me Jugoserbine, qe te na e vrisnin enderren per liri, per Republike e per (ri)bashkim me shtetin tone shqiptar, me Tiranen!

Por, u shkoi mundi kot! Sepse ne te perbashket kemi Shqiperine, kemi kombe Flamur, kurse keta minjte do mbeten per jete banore te xhirizave te huaj.

Neve na ndoqen, na arrestuan, na torturuan, na denuan me shume vite burg, na vrane e na debuan, por enderra per Republike e per pavaresi nga Serbia u be realitet! Kete realitet minjte e xhirizave jugosllave po perpiqen ta permbysin dhe pavaresine nga Serbia ta shnderrojne ne pavaresi nga Republika e Shqiperise!!

Gje qe nuk mund te behet! Prandaj, “enderra”-propozimi i Edi Rames do te behet realitet dhe nuk mund ta pengojne minjte e xhirizave jugosllave, sepse kjo eshte “enderr”, perkushtim dhe perpjekje e pandalshme e nje kombi dhe e nje Shqiperie te copetuar ne gjashte shtete ne Iliri (Ballkan).

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *