Show Bizz

Promovoi veten si këngëtare tek Arjan Çani, dalin fotot e arrestimit të saj për prostitucion

Pak ditë më parë ajo ka promovuar klipin e saj në studion e emisionit Zonë e Lirë, të Arjan Çanit, por tashmë janë zbuluar pamjet që tregojnë të shkuarën kriminale të bjondes që e ‘shiti veten; në ekran si këngëtare

Fabjana Hoxha është një vajzë nga Durrësi, e cila së fundmi i është futur muzikës dhe jo më larg se para disa ditësh promovoi edhe këngën e parë.

Fabjana vetë e ka pohuar që ka jetuar në Itali, por kurrë nuk e ka thënë se pse është kthyer në Shqipëri. Hoxha është arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe nuk është një thashetheme, por një fakt i botuar në mediat italiane dhe që materialin e ka dërguar për JOQ.al një qytetar.

Në videon e policisë italiane, të përshtatur në shqip nga JOQ.al, thuhet:

Hetimi nisi më 16 qershor të vitit 2014 pas një sherri mes prostitutave, i cili përfundoi me njërën prej tyre të plagosur me thikë në kofshë.Hetuesit në vijim kanë krijuar skenën e krimit mes të lënduarave dhe një bande të drejtuar nga shqiptarët që ushtronin aktivitetin e tyre në qytet.
Bëhet fjalë për Fabiana Hoxhën, 21 vjeçe, emigrante e jashtëligjshme dhe 23 vjeçarin Florian Prini, me dokumente të rregullta në Itali, por me precedentë të mëparshëm penalë për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Floriani dhe Fabjana kërkonin dhe u vinin gjoba prostitutave që ushtronin aktivitetin në shëtitoren e qytetit. Merrnin të paktën 50 euro në ditë nga të gjitha vajzat prostituta. Sherri, nga i cili nisi i gjithë hetimi, filloi pikërisht për shkak të një debati mes çiftit shfrytëzues dhe një prej prostitutave, e cila nuk kishte pranuar të paguante taksën.”

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *