Lajme

Promo-video: Dokumentari premierë “Histori e Kosovës”

Në përvjetorin e 10 të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, më 16 shkurt do të shfaqet dokumentari premierë “Histori e Kosovës”, Pjesa e parë, Beteja kulturore e Kosovës

Në këtë dokumentar i cili është realizuar nga Radio Televizioni i Kosovës (RK), flasin protagonistët e ngjarjeve rrënimi i tabuve dhe paragjykimeve sociale e shkencore.

Kosova si pjesë qendrore e Ballkanit ku shumë kultura janë takuar dhe kanë bashkëjetuar, fati i të cilave lidhet me ngritjen dhe rënien e fuqive të kohës.

Kosova është vend në të cilin për shumë kohë nga parahistoria e deri më sot, kanë jetuar njerëz e popuj të cilët e kanë ngritur jetën e tyre, traditën dhe kulturën . Kosova përbenë një vazhdimësi të asaj historie, me kushtet e mira për të jetuar, në kontekstet e ndryshme historike, me pasuritë e pozitën e saj, ajo i ka tërhequr shumë civilizime të ngriten dhe të shuhen mbi të, qofshin ato të vërteta apo fiktive.

Dokumentari premierë “Histori e Kosovës”, Pjesa e parë do të shfaqet më 16 Shkurt (e premte) 2018 në ora 21:00.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *