Ekonomi

Produktet e Kosovës të kërkuara edhe në Iowa të SHBA-së

Republika e Kosovës ka një partneritet të jashtëzakonshëm me Iowan e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është thënë në një konferencë për media të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Prishtinë me një delegacion nga ky shtet që po qëndron në Kosovë

Kryeshefi ekzekutiv në Odën Amerikane, ka thënë se ky partneritet do të sjellë rezultate edhe në vitet e ardhshme. Gjenerali i Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr, ka treguar se deri më tani kanë 77 partneritete të ndryshme më Kosovën.

Ndërsa Xhavit Gashi, konsulli i Kosovës në Iowa, ka thënë se qytetarët e shtetit të Iowas, po shprehin interesim për produktet e prodhuara në Kosovë.

Delegacioni prej 50 anëtarësh nga Iowa ditë më parë ka pasur takime edhe me krerët më të lartë të shtetit, në të cilën është thënë se “miqësia ndërmjet Kosovës dhe SHBA-se do të jetë e përhershme“.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *