Lifestyle

Prodhohet artificialisht truri i parë njerëzor

Një tru i vogël njerëzor është riprodhuar për herë të parë në laborator. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “Nature Methods”, bëhet fjalë për një organ në miniaturë që përmban të gjitha llojet e qelizave që i përkasin pjesës së tij më të zhvilluar, kores

Teknologjia e organoideve që prej fillimit të saj ka mundësuar riprodhimin e organeve të njeriut në provëza, si dhe ka revolucionuar aftësitë për të gjeneruar dhe studiuar lëkurën e njeriut në laborator.

Megjithatë, organoidet e realizuara deri më tani nuk ishin të plota, dhe nuk përmbanin të gjitha qelizat e kores. Në veçanti mungonin oligodentrocitet, që janë thelbësore për një tru të shëndetshëm, sepse prodhojnë mjelinë.

Qelizat nervore nuk mund të komunikojnë me efikasitet pa mjelinë dhe komunikimi mund të përkeqësohet, pasi mungesa e mjelinës shkakton shumë sëmundje neurologjike, mes të cilave edhe sklerozën.

Studiuesit kanë arritur të prodhojnë tani këtë tru që ngjason me një sferë të vogël, sepse arritën të zbulojnë recetën për të krijuar të gjitha llojet e qelizave të kores, duke nxitur qelizat burimore pluripotente që të kthehen pas.

Thënë më thjeshtë, qelizat burimore pluripotente janë riprogramuar dhe janë kthyer në qeliza “foshnje” nga qeliza të rritura që ishin kur u morën nga pacienti.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *