Lajme

Presidentja e Topit Vjollca Hoxha në super formë, shkëlqen tek 20-vjetori i TAR

Gjithnjë e shoqëruar nga vajzat e saj në eventet që merr pjesë, Vjollca Hoxha nuk e ka gëzuar shpesh privilegjin e të qenit në qendër të vëmendjes, por në eventin e organizuar për 20-vjetorin e Top Albania Radios, nuk mund të mos e vinim re transformimin e saj

Presidentja e Top Channel tregoi linja thuajse perfekte, veshur me një fustan të ngushtë të zi shtrënguar në pjesën e belit, që dëshmon qartë se mamaja e katër fëmijëve mund t’i ketë hyrë palestrës, ose thjesht po tregohet më e kujdesshme me dietën.

Në foton e publikuar në Instagram ku Vjollca pozon krah Sarës dhe Lorit, më shumë sesa si nënë e bijë, duken si tre motra.

Bazuar në daljet e mëparshme publike të Vjollcës, kjo është padyshim gjendja e saj më e mirë fizike. Në ceremoninë e përurimit të ndërtesës së re të Top Channel në 2015-ën, Hoxha kishte zgjedhur për të veshur një fustan Valentino të zi, që i fshihte mirë problemet në trup, fustan ky i zgjedhur asokohe edhe nga Kim Kardashian shtatzënë.

Por këtë herë presidentja e Top-it veshi një fustan të vogël të zi, sepse s’ka asgjë për të fshehur!

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *