Lajme, Lajmi kryesor

A po e realizon politika e Kosovës planin e Xhinxhiqit pikë për pikë

Mediat serbe kanë botuar tekstin integral të planit të Xhinxhiqit “Strategjia për Kosovën dhe Metohinë (KiM). Edhe pse mediat thonë se ishte kjo strategjie që ia hëngri kokën Xhinxhiqit në fakt po del se kjo është edhe strategjia e Vuçiqit. Por a po e realizon politika e Kosovës këtë strategji të Xhinxhiqit pikë për pikë lexoni tekstin integral të kësaj strategjie

ZDJ (Zoran Djindjiç) Ekskluzivisht për përdorim të brendshëm, ndalohet shumëzimi

STRATEGJIA PËR KOSOVËN DHE METOHINË (KiM)
Procesi i tanishëm dhe epilogu i besueshëm

Procesi i tanishëm në Kosovë e Metohi ( në tekstin e mëposhtëm sipas origjinalit “KiM”) parimisht është përcaktuar me Rezolutën 1244 dhe me Kornizën kushtetuese, përderisa çështjet konkrete ( për shembull statusi ndërkombtarë i KiM në situatat dhe trupat e ndryshëm) vendosen nga rasti në rast, por në pajtim me frymën e këtyre dokumenteve. Frymë e këtyre dokumenteve është e bazuar në mohimin e çfardo lidhjeje të Serbisë dhe KiM, ky fakt kuptohet nga menagjimi ditor i strukturave ndërkombtare në KiM.

Përderisa Rezoluta 1244 lejon mundësinë e kompromisit shtetror (duke folur për AUTONOMINË), Korniza kushtetuese shlyen çfardo lidhjeje me Srbinë dhe Jugosllavinë.

Bashkësia ndërkombëtare në vitin 1999 i mori të gjitha kompetencat në KiM, me arsyetimin zyrtarë se do ti ushtroj këto kompetenca derisa të gjendet zgjidhja me kompromis, zgjidhja përfundimtare. Megjithatë, procesi i vërtetë (real) zhvillohet ashtu që këto kompetenca gradualisht barten në strukturat e KiM, dhe atë me shpejtësinë me të cilën këto struktura mund ti përballojnë ato. Kur ky proces i bartjes së kompetencave të përfundoj, nuk do të mbetet asnjë kompetencë për të cilen do të mund të bisedohej me Beogradin, nëse fare do të arrihet që të fillohen këto bisedime. Në ndërkohë serbët po inkuadrohen në institucionet e KiM, duke bër që ky koncept i tërsishëm të krijoj iluzionin e legjitimitetit politik.

Çka duhet të ndërmarr Serbija?

Është e qartë se pritja është opcioni më i keç. Edhe nëse për disa vite gjendja në KiM do të përmirësohet (“standardet para statusit”), kjo do të merret si dëshmi se institucionet e pavarura të KiM po funksionojnë. Nëse situata mbetet e njëjtë, kjo do të ndikoj që të vazhdoj më tutje shpërngulja e serbëve. Në të dy rastet gjasat për shtetin e pavarur në gjithë territorin e KiM rriten. Për këtë arsye Serbiaj duhet të lëvizë inciativën politike.

Baza e kësaj iniciative duhet të jetë kërkesa që pikërisht në këtë faze të përcaktohen qartë të drejtat dhe interesat e Serbisë në KiM, si dhe të përcaktohen mekanizmat e mbrojtjes së të drejtave të bashkësisë serbe në KiM.

Kjo iniciativë e vendosur, së pari do të befasoj dhe hidhëroj bashkësinë ndërkombtare, por do ta detyroj atë të ketë politikë konsistente ndaj Serbisë dhe KiM.

Hapi i parë në këtë taktikë është imponimi i temës. Shteti i pavarur i KiM më së lehti do të krijohet në errësirë dhe në heshtje. Posa të ndizet drita dhe posa të fillojnë diskutimet e hapura, gjasat tona rriten.

Kërkesa e parë konkrete në të cilen duhet të insistojmë është kthimi i kontigjentit të ushtrisë dhe policisë, e cila është paraparë me Rezoluten 1244. Duhet të kërkojmë datën e sakt të kthimit. Pakë ka gjasa që kjo kërkesë do të realizohet por me insistimin në këtë kërkesë krijojmë hapsirë për kërkesa tjera.

Kur bashkësia ndërkombëtare të kthjellet nga aktivizmi ynë, të gjithë do ta kuptojnë se Rezoluta 1244 nuk po zbatohet edhe atë vetëm në ato pjesë të cilat mbrojë interesat e Serbisë dhe Serbëve, ndërsa Korniza kushtetuese është e bazuar vetëm në elemente të cilat mbrojnë Shqiptarët, dhe kjo po zbatohet.

Pra, kërkesa tjetër e logjikshme është: ndryshimi, ose së paku korigjimi i Kornizës kushtetuese.

Kjo mund të kërkohet në kohën kur edhe ashtu skadon afati i paraparë vlefshmërisë së Kornizës kushtetuese. Për shkak se Rezoluta 1244 nuk po zbatohet, për shkak se me zbatimin e Kornizës kushtetuese gjendja nuk po përmirësohet mjaftueshëm ( janë kthyer vetëm 2% e të ndjekurve), kemi të drejtë të kërkojmë disa mekanizma të rinjë të normalizimit të gjendjes.

Koncepti ynë

Ajo që ne kërkojmë në Kornizën e re kushtetuese është:

Kushtetutshmëri (në original: “konstitutivnost”, dimensionin kushtetues, vërejtje e përkthyesit) e bashkësisë serbe në KiM.

Kjo kushtetutshmëri do të shfaqe në trajtën e federalizimit të KiM, pranimin e entitetit serb si faktor politik, i cili i ka institucionet e tij përmes të cilave Bashkësia i realizon të drejta e sajë. Sipas këtij koncepti , sistemi politik i KiM do të bazohej në bashkëpunimin e entitetit shqiptarë dhe atij serb, me që rast secili entitet do të realizonte të drejta e tij përmes institucioneve të veta, kompatibile në mes tyre. Interesat e përbashkëta do të realizoheshin në organet e përbashkëta (ngjajshëm me Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës/BIH/ ).

Në konceptin e ri duhet përfshirë edhe të drejtën e Serbisë për marrëdhënje të rregullta me entitetin serb, si dhe mekanizmat efikas të mbrojtjes së përmendoreve kulturore dhe fetare.

Po ashtu pjesa e legjislacionit me të cilin entiteti shqipta realizon të drejtat autonome duhet të jetë në pajtim me stnadardet e BE.

Këtë KiM të federalizuar do ta paranonte Serbija, në një lloj lidhjeje asimetrike ( më shumë se krahinë, më pak se republikë).

Pasojat e mundshme

Nëse bashkësia ndërkombtare dhe shqiptarët do ta paranonin këtë propozim, për disa vite të ardshëshme do të testohej aftësia e këtij koncepti. Esenca e kësaj do të ishte se gjatë kësaj periudhe Serbija dhe serbët do të kishin “aksionin e tyre të artë” në KiM, pa të cilin dhe kundër të cilit nuk do të mund të merrej asnjë vendim i rëndësishëm.

Megjithatë, para së gjithash Shqiptarët, e pastaj edhe pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare do të ishte kundër konceptit tonë të propozuar.

Në këtë rast Serbija do të kërkonte ndërkombtarizimin e çështjes. Nëse KiM lëvizë drejt pavarsisë dhe nëse ne nuk mund ta ndalim atë, duhet të kërkojmë;

a) Ndarjen territoriale,
b) Garancione efikase ndërkombtare për serbët që mbeten në pjesën shqiptare dhe
c) Status të veqantë të objekteve fetare

Çka të veprohet në ndërkohë

Në ndërkohë, duhet të punohet në konceptin autonomisë lokale në KiM. Sepse ky koncept është pranuar nga bashkësia ndërkombtare, duhet të shfrytëzohet për të krijuar rrjetin strukturave lokale serbe ( këshillat lokal, lidhjeve të bashkësive lokale, fshatrave etj)

Deputetë serb në institucionet e KiM duhet të fillojnë me kundërshtimin energjik duke përkrahur tezën se Korniza kushtetuese nuk ka sjellur rezultatet e premtura, se Rezoluta 1244 nuk është zbatuar, dhe se kërkohen zgjidhje të reja, në drejtimin që u sqarua në konceptin tonë, atë të federalizimit të KiM.

Të gjithë zyrtarët tonë në kontaktet ndërkomëtare duhet ti theksojnë këto çështje.

Duhet ti përvetsojmë disa antarë të Këshillit të Sigurimit dhe sa më shumë qeveri perendimore.

Duhet të animohen mediumet perendimore me ndikim ( si Der Spiegel në Gjermani, NYTimes dhe Wpostnë SHBA etj).

Konkluzioni

Momenti i fundit që të fillojmë akcionin vendimtar. Arsyeja kryesore është se si pushtet doemos duhet të përcaktojmë interesat shtetrore dhe të drejtat në KiM.

Ka edhe arsye tjera. Janë përfunduar negociatat për bashkësinë e Serbisë dhe Malit të Zi. Na pret puna në Kushtetutën e re të Serbisë. Në të cilen së paku parimisht duhet të dihet çka është sovraniteti i Serbisë. Përfundimisht së shpejti skadon afati i Kornizës kushtetuese të KiM, e cila gjithësesi do të rezultoj me ndonjë lloj deklarimi për pavarësi. Po ashtu na presin zgjedhjet republikane në Serbi, me që rast nuk guzojmë që të lejojmë që tema e KiM të bëhet pre e demagogëve dhe populistëve./Përgatiti Bejtush Isufi

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *