Lajme, Lajmi kryesor

Përplasja Thaçi-Haradinaj, domosdo e çon vendin në zgjedhje

Presidenti Hashim Thaçit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj nuk po arrijnë që të gjejnë një kompromis për dialogun me palën serbe. Thaçi po vazhdon ta përsëris idenë e tij që të ketë korrigjim të kufirit me shtetin serb, kurse kryeministri Haradinaj po e kundërshton fuqishëm propozimin e presidentit. Sipas Haradinajt, lëvizja e kufijve mund të bëhet vetëm me luftë

Rreth kësaj përplasje mes presidentit dhe kryeministrit, analisti Ramush Tahiri, analizoi këtë situatë. “Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi në konferencën për medie theksoi që as Presidenti e as Kryeministri nuk janë të përhershëm dhe nuk janë të pandërrueshëm, duke kritikuar Kryeministrin Haradinaj për qëndrimin ndaj procesit të dialogut ndërmjet shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë , dhe duke e thirrur që të korrigjohet e të mos flasë për luftë dhe dhe për konflikt të ri nëse bëhet zgjidhja që po e propozon Presidenti për korrigjim të kufirit. Konsideroj që të gjithë qytetarëve të Kosovës në mënyrë jetike ju intereson zgjidhja e qëndrueshme dhe e përhershme që siguron paqe dhe stabilitet ndërmjet të dy shteteve dhe të dy popujve, normalitet në rajon dhe më gjerë, që mundëson njohjen reciproke si shtete sovrane dhe të pavarura të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë, që eliminon të gjitha pengesat për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe krijon parakushtet për Kosovën dhe Serbinë në rrugën e integrimeve evropiane”, tha Tahiri.

Politologu Tahiri, shtoi më tej se të dyja palët janë të barabarta, dhe që duhet gjithsesi të arrihet një marrëveshje sepse nuk ka zgjidhje tjetër.“Marrëveshja gjithëpërfshirëse i adreson të gjitha çështjet e hapura në frymë të mirëkuptimit dhe pajtimit dhe në këtë duhet të ketë marrëveshje konkrete e të qartë edhe për shënimin e vijës kufitare ndërmjet të dyja shteteve në pajtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në parimet e ndërtimit të Bashkimit Evropian. Ju mbetet vendeve dhe popujve përkatësisht institucioneve të këtyre dy shteteve a do të njohin kufirin administrativ, apo do të bëjnë kufi të ri a do të bëjnë korrigjim të kufirit si deklarohet Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi , apo do të bëjnë përkufizim dhe ndarje përfundimtare ndërmjet popullit serb dhe popullit shqiptar si thotë Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuqiq.

Është në mandatitin kushtetues që bisedimet politike ti udhëheqin presidentët e shteteve dhe të nënshkruajnë .marrëveshjen e cila masandej ratifikohet me dy të tretat e votave në Kuvendet e shteteve apo me referendum nga ana e qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë. Për këtë është e pakuptueshme pse ngritën pikëpyetjet dhe kontestimet për cilëndo olcion të marrëveshjes e cila domosdo se do të bëhet në të ardhmen e afërt sepse kjo çështje nuk ka alternativë tjetër. Palet janë të barabarta marrëveshja është e vullnetshme zotimet dhe obligimet janë të zbatueshme dhe janë në interes të dy popujve dhe të dy shteteve. Dhe së fundmi, cilado që do të jetë zgjidhja, kufijtë janë të hapur dhe jo të mbyllur dhe mundësojnë qarkullimin dhe komunikimin e lirë e të papenguar”, tha ai.

Tahiri tha se mospajtimet ndërmjet Thaçit dhe Haradinajt për çështje kaq madhore, domosdo e çojnë vendin në zgjedhjet.“Mospajtimet tash të bëra publike ndërmjet Kryeministrit dhe Presidentit të Kosovës për çështjeje kaq madhore domosdo që e qojnë vendin në zgjedhje të reja parlamentare ose presidenciale sepse njeri o tjetri detyrohet të jep dorëheqje nga funksioni në të cilin është zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës. Secila nga kjo zgjidhje i ka pasojat e veta edhe për AAK edhe për PDK. Është shumë e kuptueshme që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi nga ligji dhe Kushtetuta është i paanshëm partiakisht duke qenë faktor uniteti shtetit dhe i popullit.

Por gjithashtu është e kuptueshme që Hashim Thaqi ishte kryetar dhe lider i PDK dhe i zgjedhur si kandidat i saj në Parlament, prandaj ai dk fa ketë lërkrahjen unanime të kësaj partie në konfliktin e mospajtimet apo dallimet që i ka me Kryeministrin. Absurdi edhe mund të ndodhë kur LDK ishte përcaktuar kundër krye parlamentarit Nexhat Daci që në funksion ishte zgjedhur si kuadër e lider i sajë. Është tashmë e sigurte se Kosova këtë vit do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, deklaroi Tahiri për ‘Gazeta Blic’. Por, pavarësisht mospajtimeve ndërmjet dy krerëve të shtetit, Tahiri thotë që rrëzimi i qeverisë nuk mund të ndodhë deri në vitin e ardhshëm. Ai shpjegoi proceduat që duhet ndjekur deri në shkuarjen e vendit në zgjedhje.“Të vogla janë gjasat që rrëzimi j Qeverisë të bëhet gjatë miratimit të Buxhetit që mund të zgjasë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

Në respektim të procedurave kushtetuese e ligjore Kosova shkomë në zgjedhje të parakohshme ose të jashtëzakonshme në këto mënyra: Me votëbesimin e Qeverisë Haradinaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës të iniciuar nga dyzet deputetë duke votuar për mosbesim të Qeverisë së paku 61 deputetë..nisma e LDK tashmë lër këtë është zyrtarizuar me mbledhjen e nënshkrimit të deputetëve. Me dorëheqjen e Kryeministrit, që dk të thotë se Qeveria bie. – Me shpërndarjen e Kuvendit me votim nga ana e së laku 80 deputetëve, pra me vetë-shpërndarje nga së paku dy të tretat e deputetëve. – Me tërheqjen e ministrave dhe zëvendësministrave nga rradhë e PDK ,Qeveria Haradinaj e humb kuptimin e qeverisjes dhe të funksionimit. Pra absurdi kur Fatmir Sejdiu i tërhoqi ministrat e LDK nga Qeveria Thaçi ajo lër disa muaj funksionoi me vende vakante.

Dhe së fundi nëse Presidenti Thaçi jep dorëheqje atëherë vështirë që në Parlament mund të zgjidhet kandidati tjetër nga radhët e PDK dhe vështirë që mund të arrihet pajtim ndërmjet partive që të zgjidhet cilido mandat tjetër, dhe kështu vendi shkon sërish në zgjedhje të përgjithshme pas dështimit të votimit të tretë. Në gjendjen e krijuar është krejt e pabesueshme që të arrihet një pajtim dhe shtrëngim duarsh ndërmjet Kryeministrit Haradinaj dhe Presidentit Thaqi. Gjithashtu duket e paarritshme që Kuvendi i Kosovës me dy të tretat e votave të votojë”, përfundoi Tahiri.Theksojmë që presidenti Thaçi ka kërcënuar publikisht kryeministrin Haradinaj me shkarkim, nëse ai nuk korrigjohet sa i përket dialogut me Serbinë. Ndërsa, Haradinaj i është përgjigjur Thaçit se ideja e lëvizjes së kufijve ka vdekur kohë më parë, dhe që kush e dëshiron karrigen e tij, ai do t’ia dhurojë që ta çon edhe në shtëpi./Gazeta Blic./

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *