Lifestyle

Përplasen reperët shqiptarë: Noizy është bukëshkalë, e mora nga stoli dhe e bëra artist

GBMC ka qenë një ndër producentët e parë I reperi Noizy. Ndër këngët më të famshme të rpodhuara prej tij janë: “Malet e Dibrës”, “Jena Mbretër”, “Histori e gjatë” si dhe “OTR me zemër”

Ditën e sotme GBMC me anë të një lidhje direkte nga Londra, tregoi në mënyrë ekskluzive për KafeIN, studion e tij si dhe foli për projektet, shoëbiz-in shqiptar dhe marrëdhënien e tij me reperin më të famshëm shqiptar Noizyn.

Kujtojmë se në vitin 2007 GBMC ka menaxhuar produksionet muzikore të OTR. I pyetur nga moderatori për marrëdhënien e tij aktuale me Noizyn, GBMC u shpreh se marrëdhënia nuk është aspak e mirë, madje producenti tregoi se reperin e morën nga stoli dhe e bënë artist. Producenti akuzoi Noizyn se nuk e ka përmendur asnjeherë të mirën që I ka bërë, madje producenti e përkufizoi reperin si bukë shkalë dhe mosmirënjohës.

Ndër të gjitha GBMC theksoi se ka bërë shumë për Noizyn, është sjellë mirë me të e ka respektuar.”I kam lënë çelësat e studios që bën 200 mijë euro”. Gjithashtu GBMC u shpreh se të drejtat e albumit të parë të Noizyt i përkasin atij dhe për t’i mbrojtur këto të drejta, kjo punë mund të shkojë deri në gjyq.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *