Lajme

Përmbytje rrugësh e rrëshqitje dheu pas shiut në Kosovë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se reshjet e shiut kanë bërë që disa rrugë të përmbyten dhe në disa vende të njëjtat të pësojnë edhe rrëshqitje të vogla

Ai ka shkruar në facebook se për ta menaxhuar sa ma mirë ketë situatë, kanë nxjerrë në terren kompani të mirëmbajtjes që të jenë kujdestare dhe një ekip nga Ministria është po ashtu në gjendje aktive për të monitoruar zhvillimet në rrugët maxhistrale, rajonale e autostrada.

“Numrin që kemi patur në dispozicion gjatë ditëve të vështira të dimrit, i njëjti është prapë i hapur për të gjithë ata që kanë nevojë që Ministria e Infrastrukturës të ndërhyjë. 045656656. Bashkë e tejkalojmë edhe ketë situatë”, ka shkruar ai.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *