Opinion

Përlavdërimet e listaxhiut Zyrapi

Nga Idriz Zeqiraj

Kolonel Bislim Zyrapi nuk mbahet mend as si oficer në luftën e Bosnjës dhe as si shef i SHP të “UÇK-së”. Por, ai ka bërë emër, për të keq, si listaxhiu i të shënjestruarëve për ekzekutim, nga Shtabi kriminal i tij. Dhe, shefi i tij Hashim, e ka për zemër Zyrapin, si menaxhues i djeshëm i listave të vdekjes, të kundërshtarëve politikë dhe këshilltar i sotëm intim.

Qenia në krye të Shbait të Përgjithshëm të “UÇK-së” e BislimZyrapit, e bëri atë edhe komandant të Operacionit dështak “Shigjeta”. Gjithë respekt për listën e veteranëve te “Shigjeta”, emrat e të cilëve mbulojnë gjografinë e Kosovës, e cila pëmbyllet e rrumbullakësuar me shifrën 2.000, nëse janë, vërtet, të gjithë meritorë. Sepse, mjafton gadishmëria e tyre, për të luftuar për lirinë e vendit, për të qenë të nderuar. Dështimi nuk është i luftëtarëve, por, i komandës së tyre profane, të pa ditur e hiç profesionale. Oficerët, më sakt, politikanët, e Operacionit “Shigjeta”, të lakmuar nga aksioni ushtarak i FARK-ut, në Koshare, organizuan mësyemjen në Zonën Operative të Pashtrikut.

Por, Operacioni ishte një organizim i keq, ishte një kopjim, nga larg, me të dëgjuar dhe jo të përjetuar, të aksionit luftarak në Koshare. Andaj, ushtarët u ndodhën të rrethuar nga forcat serbe, u goditën, u sakatosën, ikën në panik dhe dështuan plotësisht. Madje, ikën aq larg, sa që forcat serbe granatuan dhe minuan, ngeshëm, një kilometër brenda territorit të Shqipërisë, pa u shqetësuar nga askush.

Të mburrësh me Operacionin “Shigjeta” në Pashtrik, ku “ushtria” e kolonel Zyrapit e pësoi “si breshka ke nallbani”, është njësoj si festimi i humbjes të serbëve, për betejën e Kosovës, 8 (tetë) shekuj më parë! Çfarë injorance!

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *