Lajme

Përçahet bota ortodokse: Kisha ruse sulmon Patriarkanën e Stambollit pas vendimit për autoqefalinë e Kishës ukrainase

Një krizë mes dy qendrave të Ortodoksisë botërore ka shpërthyer, pasi ajo e Konstandinopojës vendosi shpalljen e Kishës ukrainase si të pavarur nga Moska. Këtë vendim, Kisha Ortodhokse e Rusisë e ka etiketuar si “një katastrofë dhe përçarje”

“Patriarkana e Konstandinopojës morri një vendim katastrofal, kryesisht për veten e saj dhe në përgjithësi për tërë botën ortodokse”, tha një zëdhënës i Patriarkut Kirill, Alexander Volkov.

“Ajo që ka ndodhur është legalizimi i përçarjes”, vazhdoi Volkov, dhe arriti në përfundimin se “Patriarkana e Carigradit e kaloi vijën e kuqe”.

Kisha Ortodhkse e Rusisë do të prishë marrëdhëniet eukaristike me Patriarkanën Ekumenike pas vendimitb të saj për autoqefalinë e Kishës Ortodokse të Ukrainës – tha Volkov.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Petro Poroshenko tha se ishte kënaqësi vendimi i lëshuar nga ana e Patriarkanës së Konstandinopojës dhe përshëndeti atë që e quajti “fundin e iluzionit imperialist dhe shovinist të Moskës”.

“Një vendim u morr për dhënien e autoqefalisë së Kishës në Ukrainë”, tha Poroshenko në një fjalim të drejtpërdrejtë në televizionin ukrainas. “Ky është një konfirmim i ri i pavarësisë së Ukrainës. Është një fitore e të mirës mbi të keqen, dritës mbi errësirën”, përfundoi presidenti ukrainas.

Patriarkana e Stambollit njohu pavarësinë e Kishën Ortodokse në Ukrainë të enjten, pas një sinodi të shenjtë dy-ditor. Në një deklaratë të lëshuar pas Sinodit, u bë e ditur se Patriarkana Ekumenike njeh autoqefalinë e Kishës ukrainase. /tesheshi.com/

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *