Lajme

Peci thotë se të ashtuquajturit liderë mund t’ia bëjnë Kosovës atë që Millosheviqi ia bëri Serbisë

Për Lulzim Pecin, që për një kohë të shkurtër ka qenë i dërguar i Kosovës në zyrën ndërlidhëse në Beograd, përpjekja e vazhdueshme e treshes në majë të pushtetit për ta zhbërë Gjykatën Speciale, është e krahasueshme me atë që Sllobodan Millosheviqi i kishte bërë Serbisë

“Pas Serbisë së Millosheviqit, në Ballkan, vetëm Kosova do e bjerë vetën që të jetë shtet që do të përballet me sanksione – prej izolimit individual të ashtuquajturve liderë, deri te suspendimi i MSA-së, për shkak të interesave meskine të një grupi të vogël të individëve që e quajnë veten shtet-ndërtues, por që në realitet janë shtet-shkatërrues të vendit tonë”, ka shkruar Peci, duke shpërndarë një lajm që flet për mundësinë që në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e cila do të mbahet të mërkurën të futet edhe Peticioni i veteranëve të UÇK-së, që duan seancë të jashtëzakonshme në të cilën synohet zhbërja e Gjykatës Speciale.

“Shkoni te shtëpia dhe na leni të marrim frymë e të ecim përpara”, ka shkruar tutje Peci.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *