Lajme

Patriarku serb Irinej kërkon hakmarrje për vdekjen e serbëve në Kosovë

Patriarku Irinej vizitoi Shoqatën e Familjeve të të Rrëmbyerve dhe të Vrarëve në Kosovë bashkë me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Ai tha se nuk pritet asnjë drejtësi njerëzore lidhur me çështjen e viktimave në Kosovë, sepse ajo “ka rënë në gjumë shumë kohë më parë”, por vetëm Zoti, do të sjelljë drejtësi.

“Në Kosovë, drejtësia dhe e vërteta janë varrosur. Nëse varrosni të vdekurit, ajo do të ringjallet, prandaj shpresojmë që e vërteta për të gjithë të rinjtë të ringjallet”, tha Irinej.

Patriarku shtoi se të gjitha krimet në Kosovë kërkojnë hakmarrje, por jo në aspektin njerëzor, raporton “b92”, transmeton Periskopi.

“Ata që u vranë, vdiqën sepse përfaqësonin një komb dhe i përkasin vendit ku ata kanë lindur”, tha patriarku.

Ai theksoi se ambientet e Shoqatës së Familjeve të të Rrëmbyerve dhe të Vrarëve në Kosovë janë vendi i trishtimit jo vetëm të prindërve dhe të afërmve të të vrarëve, por i gjithë popullit serb.

“Është e rëndësishme për ne që sot të mos harrojmë Kosovën, është vendi ynë, i zhytur në gjak,” tha Irinej.

Patriarku arriti në përfundimin se ai besonte se do të fitonte drejtësia atëherë dhe se “ne po presim për përmbushjen e kësaj drejtësie mbi ne.”

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *