Lajme

Partneriteti me Gjermaninë, interes strategjik i Kosovës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pasi një delegacion nga shteti i Baden Wurttemberg, i kryesuar nga Gisela Erler – Këshilltare shtetërore, njofton kumtesa qeveritare

Ai me këtë rast tha se partneriteti me shtetin gjerman është strategjik dhe nuk ka asnjë argument apo pengesë që mund të na ndajë. Kjo është një e vërtetë historike dhe një e vërtetë që do ta ndërtojë të ardhmen tonë.

Kryesuesja e delegacionit gjerman, Gisela Erler tregoi se arsyeja e vizitës është thellimi i bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Baden – Wurttemberg, veçmas në fushën e arsimit, me theks të veçantë programeve profesionale të edukimit dhe zhvillimin e bujqësisë.

“Ne jemi shumë të lumtur dhe tejet të interesuar si shtet, ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj evropiane. Ajo që kemi parë në Kosovë është tejet mbresëlënëse. Dëshirojmë që këtë energji, ta konkretizojmë me projekte të tjera”, tha Erler kryesuese e delegacionit gjerman.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *