Lifestyle

Pamela Anderson konfirmon lidhjen me Vladimir Putin: Më ka ftuar disa herë në Moskë…

E ftuar në një emision televiziv, seks simboli Pamela Anderson ka aluduar publikisht se ka pasur lidhje intime me Presidentin rus, Vladimir Putin

Ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve kur ka qenë e ftuar në disa evenimente të rëndësishme në Rusi, por mbrëmjen e djeshme duket se ka konfirmuar lidhjen me Putin.

Theksojmë nga ana tjetër, se kanadezja aktualisht është në lidhje me futbollistin francez, Adil Rami.

50-vjeçarja sidoqoftë, gjatë emisionit ka aluduar se ka qenë në lidhje prej një kohë të gjatë me presidentin rus, Vladimir Putin, në kohën që Putin ka qenë i martuar me gruan e tij të parë.

Ylli amerikan u shpreh se: “Nisa të kem kontakte me të në 2009-ën kur e ftova të ndalojë gjuetinë ndaj fokave. Në vitin 2012 me ftoi në betimin e tij si president i Federatës Ruse, nuk shkova… por kemi qenë në të njëjtin vend disa herë… E pranoj që kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Putin dhe Rusinë”.

Në të shkuarën, 50-vjeçarja ka lënë të kuptohej se ka patur “romanca” të shkurtra me Julian Assange, Sylvester Stallone apo Adil Rami, ndërsa tani nxjerr një tjetër emër të bujshëm; Vladimir Putin. Ish-modelja e shndërruar në aktiviste, foli për Piers Morgan ku u pyet për llojin e raportit me Presidentin rus.

“Kam pasur kontakt dhe e ruaj ende kontaktin me të që prej lobimit tim në 2009 për të ndalur gjuetinë e fokave”,- pohoi ajo, duke qeshur.

50-vjeçarja bëri një tjetër rrëfim pa komplekse, kur tregoi se në një rast, shtatë modele të zhveshura e panë atë duke bërë seks me Hugh Hefner.

“Mendova se çfarë mund të ndodhte mes 7 vajzave dhe Hef? U ula në krevat dhe po i shihja, më pas kuptova që po më shihnin ato mua”,- tha ajo.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *