Lajme

Pallaska: Me udhëheqës si Rama, Serbia nuk ka nevojë për Rusinë

Juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, ka sulmuar ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për lidhjet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Pallaska ka thënë se Serbia s’ka nevojë për mbështetjen e Rusisë, përderisa gëzon ndihmën e Edi Ramës nga Shqipëria.

“Kryeministri i Shqipërisë sapo tha në Opinion që Vuçiqi i sotëm nuk është ai i para 2014 kur kishte nisur miqësia e tyre. Duket se po sugjeron se miqësia e tyre ka pasur ndikim pozitiv në Vuçiqin”, ka shkruar Pallaska.

“E vërtetë! Vuçiqi i para 2014 kurrë nuk do ta kishte guximin që në Kosovë të thoshte se Millosheviqi ka pasur qëllime të mira por që instrumentet i ka pasur të gabuara dhe pas kësaj t’ia mësyen me vizitu Drenicën”, është shprehur ai. “Me udhëheqës shqiptarë të tillë Serbia nuk ka nevojë as për Rusinë”, ka thënë Pallaska.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *