Ekonomi

Pal lekaj hedh akuza të rënda mbi ish-ministrin Lutfi Zharku

Pretendimet e kompanisë Bechtel Enka, se Kosova nuk ka përmbushur detyrimet financiare në afatin e paraparë, për punimet në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, dhe se i ka borxhe kësaj kompanie rreth 63 milionë euro, ka ngritur shqetësime dhe debate të shumta

Por për të gjitha këto çështje ka një shpjegim Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj. Ai për Arbresh.info, ka thënë se këtë shumë nuk do t’ia japë kompanisë Bechtel Enkas, ndërsa shton se gjatë javës Qeveria e Kosovës do të marrë një vendim.

”Jo sa i përket pretendimeve të Bechtel Enkas ne jemi në procedurë nuk kemi marrë vendime, vendimet do t’i marrë qeveria e Kosovës dhe ju do të informoheni me kohë. Nuk do të jetë ajo shumë që e ka pretenduar Bechtel Enka, po ne do te jemi në shërbim dhe do të ruajmë çdo cent të qytetarëve të Kosovës”.

Fajtor për krejt këtë Ministri Lekaj e bënë qeverisjen e kaluar dhe Ministrin e asaj kohe Lutfi Zharkun.
“Dihet kush ka qenë fajtor është qeveria e kaluar Ministri Zharku dhe Kryeministri Mustafa të cilët kanë prolonguar për tri vite dhe ne është dashur që për ketë problem të diskutojmë dhe të gjejmë një zgjidhje. Po presim që javën që vjen të merr një vendim Qeveria”, ka përfunduar Lekaj.

E lidhur me vonimin në procesin e ndërtimit të rrugës në Veterrnik, Ministri Lekaj thotë së edhe kjo ka ardhur pas problemeve të njëpasnjëshme që i kanë pasur shkaku i mos projektimit ashtu siç duhet të kësaj rruge. ”Edhe kjo çështje ka qenë ish projekt i Ministrit Zharku nuk është projektuar ashtu siç duhet dhe ne për shkak të pasojave që kanë ndodhur dhe rrëzimit të murit jemi detyruar dhe jemi në procedurë dhe shumë shpejt ajo të zgjidhet”.

Ndërsa për autoudhën e cila sapo ka filluar Prishtinë-Gjilan- Dheu i Bardhë, për Arbresh.info, Ministri Lekaj thotë se çdo gjë për këtë autoudhë është publike. “Jo sa përket kompanive janë tetë operatorë ekonomik janë në ueb faqe zyrtare dhe të gjitha janë të qasshme për publikun dhe gazetarët”, ka thëne Ministri Pal Lekaj.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *