Lajme

Pacolli thotë se ka pranuar një letër nga Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ka pranuar një letër nga Sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo

“Në frymën e miqësisë dhe aleancës së përjetshme, sot pranova një letër nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Ai ka shtuar se Sekretari Pompeo duke transmetuar përkushtimin e palëkundur për Kosovën si partner strategjik, potencon faktin se SHBA do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ne dhe gjithë partnerët për një botë më të sigurt dhe më prosperuese.

“Jam shumë i inkurajuar që sekretari Pompeo që në fillimet e angazhimit të tij, tregon kujdes të veçantë për Kosovën, e cila është e bekuar të ketë një mbështetës dhe vend aleat sikur SHBA. Si ministër i Jashtëm jam i vendosur dhe përkushtuar për ta kultivuar dhe fuqizuar marrëdhënien tonë speciale dhe strategjike me SHBA-të”, ka shkruar tutje Pacolli.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *