Kulturë

P. Kupitori: E quaj gjuhën shqipe si paragrekolatine dhe shqiptarët i quaj pellazgë

Përgatiti: Valter KOXHAJ

Shumica e studiuesve që janë përpjekur të shkruajnë për shqiptarët, për greqishten e vjetër dhe latinishten, për familiaritetin apo llojin fillestar të gjuhës shqipe, ata i emërtojnë shqiptarët si pellazgë dhe i vendosin si pasardhës të drejpërdrejtë të Pellazgëve; të asaj etnie të vjetër sepse, “Pellazgët në Greqi i quajnë më të vjetrit”

1) Pellazgët janë një fis i vjetër në Greqi dhe mbi të gjitha në vendin e Eolëve

2). Por mendimet e të vjetërve për pellazgët janë të ndryshme. Fillestarë të këtyre kundërshtive duken dy dijetarët e Alikarnasit, Herodoti dhe Dionisi, të cilëve iu referohen të gjithë studiuesit e rinj. Nëse i pari thotë se Pellazgët ishin etni barabare dhe e ndryshme nga ajo greke 3), tjetri thotë se pellazgët ishin të rracës Greke nga Peleponezi i vjetër 4).
Edhe përse vërtetësia tek Herodoti sillet shumë e ndryshme nga ajo e të mëvonëve si Dionisi; sërish, të rinjtë anojnë nga mendimi i Herodotit.

Duke i dalluar Pellazgët si barbarë dhe duke kërkuar prejardhjen e tyre nga Azia, të ardhur në Greqi, ata u katandisën në përfundime të ndryshme dhe shkruajtën gjëra të ndryshme. Një pjesë, Pellazgët i quan arianë, si të ardhur nga brendësia e Azisë, të tjerë ë Finikas të dëbuar nga Egjypti dhe Filistian të rracës Semite 5), ndërsa të tjerë akoma i quajnë si të shtrirë deri në Indi dhe i marrin si indogjermanë, nga ku që prej andej erdhi në Greqi etnia Pellazge.

Shumë të tjerë i quajnë Grekë dhe jo pak mendojnë se Grekët paraerdhën nga Pellazgët dhe arrijnë deri aty sa i sjellin si familjarë 6) të dy fiset greke dhe pellazge: i pranojnë dhe janë njëmëndësisht me Dionisin, ndërsa të tjerët,- sipas Herodotit – i quajnë barbarë.

Duke e marrë gjuhën e tyre si gjuhë barbare 7), si një dialekt të ndryshëm të kësaj gjuhe, dalim atëherë te ndryshimi i madh i pellazgjishtes së vjetër kundrejt kohëve gjuhësore të gjuhës së Grekëve të Greqisë.
Sepse gjuha pellazge, sipas Herodotit, ndryshonte nga atikishtja dhe jonishtja; gjuhë të cilat gjatë këtyre kohëve zhvilloheshin, përmirësoheshin dhe si rrjedhojë, shndërroheshin në gjuhë teknike të rregulluara për aq kohë sa përparonin në shkollim e qytetërim dhe mirëbërjen e zanateve dhe shkencës së këtyre popujve që e flisnin.

Eshtë e qartë se gjuhët shndërrohen me kalimin e kohëve. Platoni, gjithsesi, parapëlqen të theksojë se gjuha e vjetër që u mor atëherë nga Athinasit dhe që u shndërrua në atikishte nuk ndryshonte nga gjuha barbare: “edhe përse gjithmonë i shtrembëron emrat, gjuha e vjetër nuk ndryshon nga ajo e reja”8) . Me këtë kuptim e sjell Platoni ‘Prodhikon’ duke e quajtur barbar zërin e Lesvasë: me një fjalë, dialektin eolik, të pakundërshtueshmin dialektin grek, sepse “ngaqëemrat nuk i thonë saktë” i veçon ata duke thënë se “Lezvasit kanë zë barbar” 9).

Fjalë dhe tipe të dielektit Eolik i quan ndërvende “emra të huaj”10).
Straboni thotë se “për këtë arsye barbarizim thuhet për këqfolësit e greqishtes”11).
Sipas këtij shpjegimi përflitet se pellazgët ishin grekë barbarë që e keqflisnin gjuhën greke, ndërsa Grekët ishin Pellazgë të kulturuar që edrejtflisnin greqishten. Kështu zgjidhet dyshimi nga shpjegimet e Herodotit se “Driopët, Dorët, Jonët dhe Athinasit e kanë të gjithë prejardhjen nga Pellazgët 12) dhe se gjithë Greqia më parë quhej Pellazgji 13)”

Këtë mendim, sigurisht që edhe unë e pranoj: Pellazgët i marrë si vëllezër të afërt të Grekëve dhe Latinëve dhe i quaj Pellazgë shqipëtarët në këtë kuptim, ndërsa pellazgjishten e quaj si gjuhë shqipe 14).
Me këtë, duke e quajtur gjuhën shqipe si pellazgjike ose grekolatine, e quaj gjuhën shqipe si paragrekolatine të rracave greke e latine para se ata të dalloheshin si grekë e latinë; dhe shqiptarët i quaj pellazgë ose grekolatinë si rracë paragrekolatine.
Pasi lloji dhe lënda e shqipes, e vendosur drejt greqishtes dhe latinishtes, të shpëtuara si gjuhë të vjetra, e vërteton këtë pa asnjë kundërshti. Mbetje të gjuhës Pellazgjike, mesa di unë, asnjë shkruajtës nuk na solli.

Pellazgjike ishte gjuha shqipe familjare e përzier me greqishten dhe latinishten. Pellazgët ishin rracë greke dhe për familjaritetin e tyre i pranuan Aborigjenët, bashkëjetuan 15) dhe si u qytetëruan me Aborgjenët, u zunë vendet e tyre dhe njëkohësisht nipërit e tyre ndërtuan Romën dhe Albin (qytezën në malin Albano- shën. ynë) 16).
Drejtësisht supozohet se karakteri i gjuhës pellazgjike ishte grekolatinë ose eolik, ashtu si dhe gjuha e sotme e shqiptarëve. Ndërkohë, duke shpjeguar të dhënat e Dionis Alikarnasit 17) rreth gjuhës latine, them se “ gjuha shqipe e shqiptarëve nuk është as gjuhë ekstreme barbare dhe as e veçuar.
Ajo, që nga fillesat e saja është gjuhë pellazgjike, afërsisht eole pa fonemat e drejtfolura, por që ka qënë shumë e përzjerë me ftogjet e greqishtes dhe të latinishtes”. Kaq përreth kësaj ideje mbizotëruese dhe patjetër të përhapur.

Por edhe etninë Epiriote – nëse e quajmë Shqiptare dhe gjuhën e tyre ta quajmë epiriotishte – me patjetër që shqiptarët dalin Pellazgjikë dhe gjuha e tyre është pellazgjike. Pasi sipas Strabonit 18) “shumica e popujve Epiriotë janë Pellazgjikë”.
Etnia Pellazgjike është familjare me atë greke dhe këtë ndër të tjera e tregojnë dhe fjalët epiriote të shpëtuara nga lashtësia. Në mënyrë të pakundërshtueshme shpëtohen pesë fjalë epiriote nga shkruajtësit e vjetër të cilat përkojnë në rrënjë të njëjta me fjalët shqipe! Sipas gjuhëshkruajtësit Isiqios, këto fjalë Epiriote janë: “Aspetos, dhaksa, litron, pelius dhe Pirriade”.
Po i vendosim këto fjalë përballë fjalëve të njëjta koresponduese në gjuhën shqipe duke filluar nga e fundit.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *