Lifestyle

Olta Sheta: Fama më ka pëlqyer gjithmonë

Kur hyri në shtëpinë e “Big Brother 3” si një nga lojtaret më të forta e të bukura, Olta Sheta ishte studente. Tashmë, pas tetë vitesh, ajo i është përkushtuar biznesit, duke mos hequr dorë nga pasioni i fotomodeles

Në mes të dëborës ajo ka realizuar një set shumë sensual fotosh në Brezovicë të Kosovës me fotografen Fjoralba Maliqi. Për jetën jashtë vë- mendjes publike, famën, paratë dhe martesën, Olta jep këtë intervistë të parë për Panorama.

Kanë kaluar tetë vite që kur ishte pjesë e “Big Brother 3”. Si është jeta që ti bën tani, jashtë vëmendjes mediatike, puna dhe angazhimet e tua?

Unë kam një periudhë rreth 1-mujore që po bëj pak pushim, sepse kam pasur një dyqan me veshje dhe e kam mbyllur përkohësisht. Më saktë, jam duke gjetur vendndodhje tjetër dhe pres ta rihap së shpejti. Biznesi, ky është angazhimi momental i imi tani për tani.

Sapo ke realizuar një set fotosh artistike në mes të dëborës me fotografen Fjoralba Maliqi. I bëre për qejf, apo për ndonjë projekt?

Po, unë sapo kam realizuar një set fotosh në dëborë me Fjorin, por akoma kemi ende për të bërë. S’ka ndonjë arsye konkrete pse i realizuam, por thjesht si “e çmendur“ që jam, më ishte fiksuar që të bëja një set fotosh në dëborë, në mes të të ftohtit, më mirë të themi. Më saktë, doja diçka ndryshe prandaj mendova ta bëja këtë set fotosh në dëborë.

Sensuale edhe në temperaturat minus. Hase vështirësi për të rezistuar gjatë?

Eh, sensuale dhe në dëborë, jo vetëm në dëborë, por edhe në zjarre duke u djegur, unë sensuale do të jem (qesh). Si gjithmonë sensuale sado që mundohem t’i shmangem ndonjëherë kësaj pjese, por që e kam të pamundur. Sensualiteti më përshtatet mua, ose unë i përshtatem sensualitetit (qesh), pra, njëra nga këto të dyja do të jetë patjetër. Jo, vërtet është e pamundur t’i shmangem, është pjesë e imja. Sa për vështirësitë në të ftohtë, vështirësi thatë? Më mirë vdekje, thuaj! Me të vërtetë ishte një i ftohtë i tmerrshëm.

Duket se trupi yt vazhdon të jetë në formë. Çfarë bën për të mbajtur forma ideale?

Mendoj se është gjenetike. Pavarësisht faktit që unë gjithmonë i kam kushtuar vëmendje trupit tim dhe vetes time, por ka të bëjë edhe gjeni shumë. Të them të vërtetën, ia kam varur pak palestrës këto kohë dhe jo për çështje përtese, por çështje kohe më shumë, sepse palestrën e kam relaks.

Çfarë ka mbetur nga fama jote e “Big Brother”, të vijnë mesazhe ende nga fansat?

Në atë edicion u bënë tashmë tetë vite që kam qenë pjesë, por duhet ta pranoj që nga aty e mora famën. Por kam ndryshuar shumë nga ajo kohë. Fakti që jam bërë bionde nuk më njohin më, thjesht më thonë të kemi parë diku dhe sa u them emrin, kujtohen, por kujtohen për Oltën brune. (Qesh) Ndërsa sms vijnë shumë.

Të intereson fama ende, edhe, ke marrë ndonjë ofertë për të punuar në televizion?

Fama, për mua, i intereson çdo personi që do ta ketë atë. Pse t’ju gënjej kot e të them që nuk më intereson, pra, të bëhem si disa që thonë: “Jo, s’më intereson!” e këtej bëjnë çmos për të pasur pak famë. Më intereson, madje gjithmonë më ka pëlqyer. Sa për ofertën, jam në pritje të një përgjigjeje. Kaq mund të them për momentin. Po të realizohet, do bëjmë intervistën e parë bashkë. (qesh)

Paraja është shumë e rëndësishme sot, ty të tërheq luksi, aq sa do ta kesh patjetër? Paraja, fatkeqësisht, është një e keqe e domosdoshme, e në ditët e sotme nuk mund të bësh dot gjë pa të. Që e vogël, kam qenë e tërhequr mbas luksit, edhe kur nuk i njihja firmat. Kështu, luksi më pëlqente dhe më pëlqen akoma. Unë mendoj që çdokujt i pëlqen luksi. E di si i thonë kësaj pune, njësoj si të pyesësh të verbrin, a do sy, si do përgjigjej ai?

Shumë vajza që kemi parë ndër vite në “Big Brother” e kanë lënë Shqipërinë, e të tjera kanë krijuar familje. Ti ke menduar ndonjëherë të largohesh nga ky vend? Realisht, nuk kam menduar që të largohem nga ky vend. E pse duhet të largohem kur ndjehem akoma mirë këtu?! Për më vonë nuk i dihet se ç’mund të ndodhë me .

Po martesa është një nga planet e tua?

(Qesh) Në fakt, mami më thotë shpesh: Moj gocë, kur do martohesh?” “Pse ma, – i them, – nuk jam mirë kështu? Jam rehat me ty, pse duhet t’u futem halleve kot?!” (Qesh) Gjithmonë kam menduar të martohem, domethënë të bëhem një nuse e bukur (qesh) dhe të organizoj një ceremoni të madhe shumë. Por se kur…, nuk e di as unë, se kur mund të martohem. Kurse për vendin, normale që në Shqipëri. Por duhet të dini diçka që unë e kam pak frikë martesën.

Pse frikë?

Ndoshta s’e ndjej veten akoma gati për një hap të tillë dhe frikësohem. Se unë jam vajzë e llastuar dhe më tremb fakti që mos të jem kështu edhe në vazhdim, se do, s’do gjërat ndryshojnë.

Po statusi yt shpirtëror cili është, je në një lidhje?

No coment.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *