Lajme, Lajmi kryesor

Nxehet Ramushi: “As Kadria , as Hashimi sun më mësojnë çka me ba”

Kryeministri Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj ministrit të Financave, Bedri Hamza. Ai ka thënë se Hamza sa ka qenë drejtor i BQK-së ka marrë pagë 4 mijë euro.Por kësaj radhe Haradinaj është treguar i ashpër edhe ndaj Kadri Veselit e Hashim Thaçit. “As Kadria e as Hashimi sun më kallxojnë çka me bo nëpërmjet ministrave”, ka deklaruar Ramush Haradinaj

“Asnjë ministër sun më kallxon mu çka me bo. As Bedri Hamza as kërkush. 4 mijë euro e ka pas pagën në BQK, mos të shet mend”, tha Haradinaj në Tribuna Channel. Madje Haradinaj tha se as kryeparlamentari e presidenti i vendit, nuk mund t’i tregojnë çka të vendos nëpërmjet ministrave.

“As Kadria e as Hashim sun më kallxojnë çka me bo nëpërmjet ministrave”, deklaroi Ramush Haradinaj.
Ndryshe Bedri Hamza ka refuzuar marrjen e pagës me rritje. Më parë Haradinaj kishte thënë se Hamza me këtë vendim nuk është treguar burrë i mirë.

Haradinaj: Limaj nuk është kundër Thaçit, duhet të ketë unitet për dialogun

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj beson se Fatmir Limaj nuk është kundër presidentit Thaçi që ta udhëheqë dialogun. Në një intervistë në Tribuna Channel, Haradinaj ka deklaruar se për temën e dialogut duhet të ketë unitet për dialogun me Serbinë.

“Dialogu është interes pasi njohja reciproke është interes i yni, menjëherë do të kishim njohjen e pesë vendeve të BE-së, anëtarësimin në OKB dhe perspektivë të re. Limaj nuk është kundër dialogut e as Thaçit. Të gjithë jemi të interesuar që të ketë një unitet të spektrit politik. Mund të kemi mospajtime mes vete, por këto llogari nuk duhet t’i lajmë sot”, deklaroi Haradinaj, transmeton lajmi.net.

Sipas kryeministrit të vendit qytetarët presin më shumë rezultate për dialogun. Ai është pajtuar me kërkesën e deputetëve të AAK-së që dialogu të mos vazhdojë pa ndodhur liberalizimi i vizave.

Qytetarët presin më shumë rezultate për dialogun. Është rritur presioni mbi Kosovën për me sjellë diçka në shtëpi. E ndërlidhin dialogun me lberalizim. Është legjitime kërkesa e deputetëve për liberalizim dhe dialogun”, deklaroi kryeministri Haradinaj.

Ai vlerëson se udhëheqja e dialogut nga Thaçi është legjitime

“Si dialog dhe si proces nuk e shoh se mund ta bëj, pasi duhet të punojë në qeverisjen e vendit. Kemi mbi 600 vendime, kemi punë këtu duhet të kryejë punët e shtëpisë. Përfaqësimi nga Thaçi është adekuat”, deklaroi Ramush Haradinaj.

Shefi i ekzekutivit tutje tha se nuk pret ndonjë zhvillim të madh nga takimi i të mërkurës me Mogherinin. “Nuk shoh ndonjë ndryshim të mërkurën. Është gatishmëri që me qenë serioze në temën e dialogut, ëm e mira do të ishte një armëpushim politik. S’ka kuptim të vazhdojë dialogu, e të njejtën kohë të vazhdojnë prapaskenat dhe goditjet prapa shpinës”, deklaroi kryeministri.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *