Ekonomi

Nuk bëhet publike kontrata e Qeverisë me “Contour Global” për “Kosovën e Re”

Marrëveshja e arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane “Contour Global” për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” po mbahet e mbyllur për publikun, pavarësisht premtimeve që e njëjta do të jetë e qasshme shumë shpejt

Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk ka dhënë asnjë informacion as të mërkurën kur televizioni kërkoi t’i dijë arsyet e mos publikimit të kontratës që peshon mbi 1 miliard euro, raporton KTV.

Nga ana tjetër, shoqëria civile që përcjellë fushën e energjisë thotë se e njëjta ministri u ka thënë se kontrata do të jetë e gatshme për publikim pas 15 ditëve nga nënshkrimi.

Sipas tyre, sqarimet e dhëna nga e njëjta ministri janë të çuditshme. Situata me të ardhmen e termocentralit duket të jetë e paqartë edhe në sytë e mbështetësit kryesor të këtij projekti.

Në një përgjigje të shkurtër, Banka Botërore i ka thënë KTV-së se nuk kanë vendosur ende që ta mbështesin ose jo ndërtimin e termocentralit.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *