Sport

Nora Gjakova humbet në çerkefinale

Kampionati botëror i xhudos po vazhdon të zhvillohet në Baku të Azerbejxhanit. Në këtë kampionat botëror janë duke u paraqitur edhe xhudistët më të mirë kosovarë, të cilët po synojnë të fitojnë epitetin e më të mirëve në botë

Pas dy fitoreve të para ndaj marokenës, Soumiya Iraoui dhe dhe francezës Gneto, Nora Gjakova është eliminuar nga kampionati botëror.

Xhudistja kosovare ka humbur në çerekfinale nga kanadezja, Deguchi. Tashmë xhudisti i vetëm kosovar në këtë kampionat botër është Akil Gjakova, i cili do të ndeshet pas pak me hungarezin, Ungvari.

Botërori i Bakusë do të ketë domethënie të dyfishtë për garuesit kosovarë. Krahas peshës së medaljes, një sukses eventual do t’u sillte atyre edhe pikë për olimpike.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *