Lajme, Lajmi kryesor

Njeriu që trazoi Vetëvendosjen kapet me Baton Haxhiun – a e konfirmon kjo foto “tradhëtinë” e Dardan Molliqajt?

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ditë më parë ka deklaruar se një nga arsyet e fillimit të mospajtimeve të tij me ish-sekretarin Dardan Molliqaj ka qenë afërsia që ky i fundit e ka bërë me Baton Haxhiu, i cili është drejtor i Tv “Klan Kosova” si dhe njihet për afërsinë e madhe që e ka me krerët e PDK-së si dhe me biznesmen të fuqishëm të Kosovës

Për me tepër Kurti pati deklaruar se Haxhiu ka pasur bashkëpunim edhe me eksponentë të shërbimeve sekrete serbe, akuza këto që Baton Haxhiu i ka mohuar. Por duhet theksuar se zhvillimet e ndryshme politike në të cilat ka kaluar Kosova kanë pasur protagonistë edhe Haxhiun. Ai konsiderohet edhe si person i fuqishëm në politikbërjen e Kosovës. Haxhiu pati deklaruar para disa javëve se miku i tij më i ngushtë është kreu i PDK-së, Kadri Veseli.

Duke marrë parasysh këto, Albin Kurti gjatë një interviste pati deklaruar se Haxhiu gjatë intervistave të tij “ua ka krehur bishtin” disa zyrtarëve të VV-së, e në veçanti Dardan Molliqajt dhe sipas tij, ky i fundit ka filluar të ndikohet nga Baton Haxhiu.

Një foto e publikuar sot konfirmon në njëfarë mënyrë afërsinë e Molliqajt me Baton Haxhiun. Nuk dihet saktësisht se a është bërë kjo fotografi, para dorëheqjeve apo pas dorëheqjeve të disa deputetëve dhe aktivistëve të VV-së, nga kjo parti.

Në këtë fotografi shihet edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i diasporës, Dardan Gashi. Ky i fundit konsiderohet se është edhe “msiti”, ose ndërmjetësuesi i krijimit të koalicionit qeverisës në krye me Ramush Haradinajn. U raportua se Gashi kishte në “dorë” votën e Teuta Rugovës së LDK-së, e cila ishte vendimtare për krijimin ose jo të qeverisë, por edhe të mbijetesës së sajë. Shumë opinionistë e kanë konsideruar Gashin si një “lojtar” të zotin në politikë, pasi që ai as nuk ka parti, e as nuk pati garuar në zgjedhje dhe përmes votës së një deputeteje arriti të merrte postin e të dytit të qeverisë dhe ministrit.

Pas publikimit të kësaj fotoje, ka pasur komente të ndryshme në rrjete sociale ndoshta po planifikohet që grupi i Molliqajt të futet në qeveri dhe Gashi mund të bëhet sërish “msiti” apo kumbara e koalicionit të ri.

Në këtë foto shihet edhe analisti Astrit Gashi dhe Petrit Zogaj drejtor i një OJQ-je. Ky i fundit ftohet shpesh në emisionin e Baton Haxhiut, ndërsa në të shumtën e rasteve ka një diskurs kritik ndaj Albin Kurtit dhe metodave dhe koncepteve të tij politike.

Aktivistët e VV-së e kanë shpërndarë këtë foto, duke hedhur dyshime se ndarja e VV-së është iniciuar dhe mbështetur nga peronat që shihen në këtë foto dhe se qëllimi është që të ndahet VV-ja në mënyrë që të mos mbetet partia e parë në vend e as grupi më i madh parlamentar.

Se a do të vërtetohet ndonjë gjë nga këto dyshime mbetet të shihet në të ardhmen. /tesheshi.com/

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *