Opinion

Njerëz të “mëdhenj”, dashuri të “vogla”

Nga Kimete Berisha

1. Një gazetar i ‘Dukagjinit’ e pyeti Kryeministrin Haradinaj se me cilën këngë do ta përshkruante dashurinë e tij.
Kryeministri e zgjodhi këngën ‘Moj dashnia jeme a je gjallë’ për ta përshkruar dashurinë e tij.

Ndërsa fjalët e këngës shprehin mallin që e ka marrë personin në fjalë për dashurinë e tij, dhe në përmallim e sipër, derisa ia shpreh mallin dashurisë së tij (për të cilën nuk e ka informatën a është gjallë a jo), po nëse është gjallë, e lut t’i përgjigjet në këto pyetje që ia këpusin shpirtin edhe katilit më të madh:

– Pse po ikë dashnija jeme,
pse po i sjellë vuajtje kësaj zemre,
s’kam lënë vend pa të kërku,
a kam fat me të taku’.

Gati si e ngjashme me ‘Sara’ të Bob Dylan, me një dallim të vogël, se ‘Sara’ të shtin me flejt, ndërsa ‘Moj dashnia jeme a je gjallë’, të shtin me kcy.

Mërzia që sjell dashuria e pafat nuk ka karakteristika etnike- kombëtare, krejt vujajnë njësoj, me një dallim artistik, që na bën neve shqiptarëve të veçantë.
Ne shqiptarët i kemi këngët e vuajtjes me të shti me vallëzu, pra derisa ti e dëgjon ‘Moj dashnija jeme a je gjallë’, të çohet trupi peshë, në të njejtën kohë i kryen dy veprime, edhe vuan, edhe vallëzon. Dhe dikur, tuj kcy, tuj kcy, hajde, hopac me lej lej le le le
lej, e sheh ti, që, hajt more, e gjej një dashni tjetër, a mu tranu a.

2. M’u tranu s’u tranu prej dashnisë askush deri më sot, e sidomos ata si ish e dashura platonike e Kryeministrit shqiptar, ‘shkrimtarja Ornela Vorpsi’, e cila pa e pyetur kush (as pa i interesuar kujt), ka treguar se si e ka dashuruar Edi Ramën në mënyrë platonike, por ai, katil qysh është, mizantrop qysh është, nuk ia ka kthyer dashurinë. Se në aspektin platonik, kushdo mund ta konsiderojë veten si dashnori yt (apo dashnorja), platonike, ti nuk mundesh me ndal, se askush nuk të merr leje me të dashuru.

E dini (sqarim për ata më të rinjtë: dashuri platonike u përdorë shumë kjo shprehje ktyneherë, i thonë asaj lidhjeje ku njerëzit duhen halikat, por qënnuk kanë raporte seksuale.

3. Njërëzit bëjnë marrëzira për njeriun që dashurojnë, dhe falin, dashuria, vetëm
dashuria e bën njeriun të mëshirshëm, dhe të mirë. Njeriu i dashuruar-falë dhe mirëkupton.

4. Por, shpirti i keq, mbetet i keq. Plaku budalla, si thini trashë, me kanun në kokë, doli në televizor, kokën mbështjell me kapuç të varrit, tha, vajza që ka shkuar para martesës me djalë, quhet ‘kurvë’.

Pa gjyq, i shpallin femrat shqiptare ‘kurva’, dhe nuk ua ndjn, s’e bëjnë hesap askë, i paragjykojnë të gjitha femrat pa përjashtim.

Mision i poshtër (ku janë e ku s’janë i gjejnë do meshkuj të këqij që u thonë femrave ‘rrospija’) që kanë për qëllim
vënien më pah të të metave shoqërore, dhe ti paraqesin ato të meta si mentalitet dhe si ligje të vendit.

Ata për vete e kanë lehtë, se e kanë Maria Magdalenën, e kanë Jezu Krishtin që nuk u tha femrave ‘kurva’.

Në emision thanë, femrat kosovare (nuk thanë ka raste, por i përgjithësuan), talhanë për të gjetur burrë, femrat kosovare kërkojnë ndihmën e kirurgëve, për t’i mashtruar burrat e tyre.

Gjynahi i Zotit, djali që i lexonte këta rreshta e mbuluan djersët, e kisha përshtypjen që pas emisionit shumë grave u ka dalë punë me burrat e ture, sepse ideja e emisionit ishte e tillë (e deformuar dhe dashakeqe) që të fuste dyshimin mes çifteve, dyshimin që është armiku më i madh i njeriut.

Për raportet intime, dhe preferencat seksuale ku atakohet femra, nuk ka nevojë të flitet, të propagandohet dhe të futen të gjitha në një thes.

5. Ju kam treguar, përveç Edi Ramës që më pëlqen ta dëgjoj kur flet, e dëgjoj edhe hoxhën Elvis Naçi. Titujt e ligjeratave të tij më joshin.
Për shembull, si ta arrijmë lumturinë!
Hoxha i ftonte shqiptarët të mos gjykojnë të tjerët për gabimet e tyre, që me fjalë të mira të mundohen t’i ftojnë njerëzit nëbrrugë të drejtë. Thoshte se ne nuk kemi të drejtë të gjykojmë-askënd, sepse derisa ne e gjykojmë, ndoshta Zoti e falë.
Më pëlqeu shumë.

6. Por, pa kërcitur gotat me raki e pjatat e mbushura me mish, nuk mund t’i thuhet jetës-jetë. Kënaqësia e barkut (dhe çdo gjë që ka lidhje me bark, e me zorrë të trashë, që janë gazrat, apo ai tingulli që krijohet kur pin tambël apo kur e ke barkun e zbraztë e që ne i themi ‘kur të knojnë zorrtë’, kish qenë mirë të përmbahet pak aman njeriu nga kjo lloj kënaqësie.
Kulmi i primitivizmit ishte Xeni që u këndonte burrave të uritur në hotelin e tij të shtrenjtë.
Mastraf. Ishte fotografia më e shëmtuar.

Ne hamë dhe dashurojmë me tupana.
Muzikën serioze, atë instrumentale dhe baladat i kemi për ditë zie.

Kur Xeni e këndoi ‘Robi plaket kur do vet’, Kryeministri bërtiti ‘mish, urgjentisht dua mish, o djalë’.

7. Rahmet i pastë shpirti, Ibrahim Rugovën e pata dëgju vonë, pas luftës në një intervistë në ‘DW” më duket, e pyeti gazetarja, çfarë muzike aktuale dëgjon, ai tha ‘Çajkovskin’.
Deri vonë ka qenë ‘turp’ me qenë folklorist, por s’di çka ndodhi, gjithë kjo sharki, gjithë ky tupan, s’di çka u bë më ‘Çajkovskin’, i cili e njihte dashurinë vetëm përmes muzikës, por kur vinte puna të dashurohej përnjëmend, natën e nartesës merrte kry të vetëvritej në lumin ‘Moskva’.

8. Dashuria për popujt tjerë gjithmonë ka qenë e dhimbshme. Kurse ne kënaqemi kd dashuri, e pastsaj, me bë me na prek n’tel kënaqësisë i themi ‘kurvëri’!

9. Të pangopur me bukuri njerëzore, të pangopur me mushkëri pule e me tru lope, të pangopur me femra e me dashni.

Askujt nuk i mjafton të duket vet?m bukur, por duhet gjithqysh të duket seksi. Nëse s’dukesh seksi, je kurrkushi, nuk ekziston ????.

Duke dashur të dukemi më të bukur se vetja jonë, dukemi si të tjerët, të gjitha njësoj: një palë vetulla, një palë mollëza të faqeve, një palë buzë.

Pak kush duket sot si vetja e tij, dhe secila i përngjan tjetrës.
Sepse, kujtojmë ne se më e rëndësishme se dashuria, është bukuria.
Por, në fund, të shëmtuarit gjithmonë bëhen bashkë, e bukuria mbetet vetëm.

Pa bukuri shkon jeta, jo pa dashuri.
Shkon edhe pa dashuri, por atë jetë e durojnë vetëm disa, ata që e dinë se vjen dita kur nuk e do më as dashurinë l.

P.S. E një këngëtar shqiptar e kishin gjetur ‘shoqnia’ të vdekur, disa ditë pasi kishte mbaruar në vetmi.
Nuk e kishin shpëtuar nga fati këngët që ia kishte kënduar dashurisë.
Gjithë ajo këngë e kënduar për dashuri, e askund dashuri.

Në fund, dashuria i vret të gjithë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *