Lifestyle

Një stuhi diellore niset drejt Tokës

Një stuhi masive diellore është nisur në rrugëtim drejt Tokës, dhe ka të ngjarë që të godasë sot, shkruan Daily Mail

Stuhia u krijua nga një shpërthim diellor, çka do të thotë një shpërthim i madh në atmosferën e diellit që gjeneroi grimcat e ngarkuara më parë këtë javë.

Grimcat e ngarkuara nga dielli po lëvizin drejt Tokës dhe mund të prishin rrjetet e energjisë, orientimin e anijeve dhe operacionet satelitore.

Grimcat diellore pritet të godasin Tokën, qoftë sot apo nesër, dhe gjithashtu do të shkaktojnë aurora për njerëzit që jetojnë në latitudë më të larta.

‘Aurora mund të jetë e dukshme në lartësi të larta’, shkroi në një deklaratë Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Kjo mund të përfshijë “shtresën veriore” të Shteteve të Bashkuara, me shtetet e prekura duke përfshirë pjesët e Miçiganit dhe Maine.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *