Lajme, Lajmi kryesor

Një popull që harron heronjtë e vetë, nuk ka ardhmëri të ndritur

Me 17 dhe 18 Shkurt, u shënua përvjetori i dhjetë i Pavarësisë së Kosovës. Arkitektët e pavarësisë, të gjallë dhe të vdekur, ranë nën hijen e pseudoarkitektëve

Nga Arbërie Demaçi

Kjo pavarësi e sotme, ka një rrugëtim të gjatë. Nisi që nga Lidhja e Prizrenit, më pastaj vazhdoj me Bajram Currin, Hasan Prishtinën, e Idriz Seferin. Eci tutje me Azem Bejtën e Shotë Galicën, me Shaban Polluzhën e Azize Zhilivodën. Rrugëtoj me qindra të burgosur politik, në krye me Adem Demaçin, pastaj me vendosjen e flamujve në vitin 64′, me marshin e demonstratave të viteve 68′, 81’, 89, me grevën e minatorëve, themelimin e LDK-së, me rënjen e familjes Jashari, që ishin kurban i të gjitha celulave nismëtare për liri dhe pavarësi.

Kontribut të veçantë në këtë rrugëtim, dhanë diaspora shqiptare ndër vite, të dëbuarit, dhe të gjithë martirët dhe heronjtë e vendit, bashkë me aleatët ndërkombëtarë dhe në veçanti UÇK-në, që përmbyllën kalvarin e përpjekjeve për liri dhe pavarësi. Kjo pavarësi që lirisht mund të konsiderohet gjysmake, për shkak të ndarjes së Kosovës nga Shqipëria, si rezultat i Konferenca e Londrës me 1913, nuk është finalizuar ende. Ndër caqet kryesore, nga ana e kontribuesve shqiptar, ishte pikërisht arritja e bashkimit kombëtar.

Prandaj, Pavarësia e Kosovës, me të mirat që solli dhe me të metat e tanishme, nuk lidhet me një njeri të vetëm, por u arrit falë shumë dëshmorëve, heronjëve të vdekur. Ndër ta, pra heronjëve, ka ende të gjallë që në këtë shënim glamuroz nuk u përmenden as në menyre simbolike!

Një popull që harron heronjtë e vetë, qofshin të gjallë apo të vdekur, nuk ka ardhmëri të ndritur.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *