Lifestyle

Një fëmijë me shërbyesen, historia e panjohur e Karl Marksit

Ka një episod të errët në jetën e Karl Marksit që ka ngjallur përherë debate tek studiuesit dhe biografët e tij. Duket se babai i socializmit shkencor ka patur një histori intime me shërbyesen e familjes, histori prej së cilës erdhi në jetë edhe një fëmijë, më pas i braktisur

Historia që dhjetorin e kaluar u publikua edhe nga New York Times ka për protagoniste Helene Demuth, – raporton DITA. Helene e lindur në 1820 hyri si punonjëse shtëpie në familjen Marks, në 1845.

Ajo kishte qenë më parë shërbyese e familjes së gruas së Karl Marksit, Xhenit. Helene u dërgua nga nëna e Xhenit të ndihmonte Xhenin në rritjen e fëmjëve, në kohën kur Karli dhe Xheni u vendosën në Bruksel.

Lindja e fëmijës shkaktoi një krizë në familjen Marks. Karli, i frikësuar se kjo do të shkatërronte reputacionin e tij organizoi një konspiracion për të mbuluar si çështjen ashtu edhe foshnjën.

Ai u mbrojt duke thënë që fëmija ishte i mikut të tij, Frederik Engelsit. Frederiku, i cili vizitonte shpesh familjen Marks, mori përsipër atësinë, madje djali i lindur nga shërbyesja Helenë u quajt pikërisht Frederik për ta bërë versionin sa më të besueshëm.

Edhe vetë Helena, pranoi që babai i fëmijës ishte Engelsi. Por pas vdekjes së Xhenit, Marksi ka pranuar në shënimet e tij se gjithçka ishte një mashtrim dhe u ka kërkuar të gjithë pasuesve të tij, sidomos grave, ta falin.

Marksi me gruan Xheni, vajzat dhe mikun e tij Engels

Helen Demuth ka vdekur në moshën 69 vjeçare në Londër. Frederiku ka vdekur gjithashtu në Londër në moshën 77 vjeçare në vitin 1929. Ai u rrit në një shtëpi jetimësh. Shumë vite më pas, një nga vajzat e Marksit, Eleonora, e cila kishte lexuar shënimet e të atit, e rigjeti Frederikun dhe e bëri atë mik shtëpie.

Karli dhe gruaja e tij Xheni e cila ishte 4 vjet më e madhe se ai, patën 7 fëmijë. Kurse Engelsi nuk u martua kurrë. Ai bashkëjetoi për 20 vite me Mary Burns. Të dy ishin kundër institucionit të martesës.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *