Opinion

Një emision i porositur me prapavijë ogurzeza për Kosovën…!?

Nga Rexhep ELEZAJ

Ata të cilët e kanë shikuar emisionin e mbrëmshëm në TV-Klan të Baton Haxhiut, e ku për (bashkë)bisedues kishte Shkumbin Ahmetin, anëtar i një grupi kriminal dhe pjesëmarrës në disa vrasje të pas luftës, siç e kishte pranuar vetë, pra që i kanë përcjellë më vëmendje episodet e radhitura me kujdes, skenarin dhe përfundimin manipulativ dhe spekulativ të emisionit mbi njëorësh “për mjekrat e Allahut”, e kanë pasur lehtë të vijnë në përfundim, se ky emision ishte i porositur, mirë i harmonizuar në kohë dhe vend, sidomos me ngjarjet e fundit në Kosovë..!?

Ajo që më së shumti më ka bërë të dyshoj në qëllimin, prapavijën dhe efektet e këtij emisioni, është fakti se përmes tij u tentua të arrihen dy gjëra;

E -para, të mbrohet SHIK-u, se gjoja nuk ka qenë i inkriminuar në vrasjet politike të pas luftës, por vetëm paskësh qenë i informuar për krimet, për kohën, shkaqet dhe aktorët e tyre dhe asgjë më shumë, dhe
E -dyta, të bëhet dislokimi fiktiv në mbamendjen e njerëzve se Dukagjini paska qenë seli “kryesore” nga ku janë përgatitur vrasjet dhe kryer krimet në Kosovë, gjë që nuk qëndron fare..!?

Prandaj, përzgjedhja e anëtarit të grupit kriminal, Sh. Ahmetit për intervistë speciale, nuk ishte fare e rastësishme, sepse gjatë gjithë intervistës ai konfirmoi pikërisht ato fakte të cilat skenaristët synonin t’i arrinin, madje ndoshta edhe lirimin e tij nga burgu si kompensim për intervistën e dhënë..!?

Vetë fakti se ky emision u transmetua mbrëmë, pra pak ditë pas tentimit për shfuqizimin e Gjykatës speciale në Kuvend, dëshmon qartë se fjala është skenar i porositur nga ata të cilët, me çdo kusht po orvaten të shpëtojnë nga arrestimet e paralajmëruara nga gjykata speciale për Kosovën këtu e dy vite më parë..!?

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *