Lajme, Lajmi kryesor

Ngushtohet “laku” për Metën, Berishën… hapen dosjet e rënda

“Laku” për të gjithë të korruptuarit në Shqipëri ka nisur të ngushtohet fort. Ka një intensitet të lartë të punës për plotësimin dhe hapjen e dosjeve të mëdha të krimit, korrupsionit, abuzimit me pushtetin dhe të të gjitha llojeve të trafiqeve në Shqipëri

Në “rrjetën” e këtij aksioni pritet të bien zyrtarë të lartë politikë, shtetërore, prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar dhe përzier në të gjitha aferat e paligjshme në Shqipëri. Me sa duket dyshja Arta Marku-Fatmir Xhafaj janë dhe “strumbullari” ku janë grumbulluar të gjitha këto dosje të rënda dhe me investimin direkt të SHBA përmes FBI dhe të ekspertëve të BE kryesisht gjermanë e italianë por dhe britanikë do të kalojnë në “filtër” gjithçka.

Takimet e zhvilluara ditëve të fundit, nën okelion e përshpejtimit të aksionit të madh “forca e ligjit”, shkojnë përtej luftës kundër këtyre krimeve. Fjala është për “peshqit e mëdhenj” të politikës, shtetit dhe të drejtësisë, të cilët do të goditen në mënyrë të rrufeshme dhe sipas radhës. Mësohet se FBI dhe Kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku përmes stafit të ri të krijuar rishtazi në Prokurorinë e Përgjithshme por dhe të shpërndarë në prokuritë kryesore të qarqeve kanë nisur punën e shqyrtimin e dosjeve të mëdha dhe që janë të gatshme thuajse. Kanë dhe kosto më të vogël me një fjalë, pasi materiali kryesor është mbledhur.

Bëhet fjalë për dosjet në ngarkim të ish kreut të LSI dhe Presidentit aktual Ilir Meta, ish kryeministrit dhe deputetit aktual Sali Berisha, por dhe të ish ministrave dhe ministrave të PD, PS dhe LSI, për Lulzim Bashën dhe djalin e Sali Berishës për aferat e mëdha korruptive. Por për herë të parë është futur dhe për 21 janarin Lulzim Basha, si ish ministër i Brendshëm i asaj kohe kur u vranë 4 demonstrues të pafajshëm dhe paqësorë. Pasi ka kaluar urdhërin e Berishës kryeministër tek komandanti i Gardës i asaj kohe Ndrea Prendi për të vrarë pa dallim nga turma.

Që siç thoshte Berisha fjala ishte se nëse sulmohej godina e kryeministrisë do të vriteshin dhe 3 mijë veta dhe godina s’do të pushtohej. Njëherësh mësohet se është marrë dhe informacioni i plotë nga Inspektorati i Deklartimit dhe Kontrollit të pasurisë për politikanët, pasuritë e hetuara deri më tani dhe ka filluar kryqëzimi i përshpejtuar i të dhënave. Për të nxjerrë në pah se sa është përvetësuar nga ana e tyre nga paratë e shtetit. Po kërkohet fort në bankat e Qipros, Zvicrës dhe Londrës që brenda ligjeve të jepet informacion për paratë e mbyllura për llogari të Berishës, Metës, Pollos, Rulit, Bodes, por dhe disa ish ministrave dhe ministrave aktualë të PS dhe të LSI.

Njëherësh janë marrë si provë dhe transanksionet e paligjshme të Damir Fazlliç dhe Argita Berishës, blerja e Porto Romanos dhe vendimi i qeverisësë së Berishës që rriti vlerën e kësaj zone.

Nga ana tjetër është marrë nën administrim dhe denoncimi i biznesmenit pakistanez kundër Argita Berishës, dhe “gjobës” që ajo kërkoi të vinte për ta ndërmjetësuar me babain kryeministër Sali Berisha. Por në tavolinën e FBI dhe Markut janë hapur dhe dosja e Gërdecit, e shoqëruar me intervistën e Devirolit, Kosta Trebickës, telefonatat e Shkelzen Berishës me Mediun e Delijorgjin, si dhe shkresa e ish ministrit të drejtësisë Aldo Bumçi të shoqëruar me shënimin për djalin e kryeministrit.

Eshtë marrë axhenda e takimeve të Shkelzenit me ministrat e involvuar në këtë aferë. Mund të ketë dhe një akuzë për vrasje dëshmitarësh për rastin e Trebickës. Pa përjashtuar këtu dhe rivitalizimin e videos së famshme të Metës të filmuar nga i ndjeri Dritan Prifti dhe elementë të tjerë kriminale, shoqëruar dhe pendesen e Almir Rrapos para drejtësisë amerikane dhe supertrafikantin Klemend Balili. Por dhe dosja e aferës së rëndë të CEZ ku kanë përfituar Berisha me djalin e tij dhe Meta. Tashmë ka filluar hapja e dosjeve të mëdha dhe pritet të jepet dhe vendimi përkatës për nisjen e gjuetisë së “peshqve të mëdhenj”.

Me sa duket një sinjal të tillë përshpejtues dha dhe takimi i sotëm i ambasadores së BE Romana Vlahutin në zyrën e ministrit të Brendshëm Xhafaj. Ky takim vjen vetëm dy ditë pas mbledhjes së Task-Forcës Qendrore Ndërinstitucionale në kuadër të planit të veprimit kundër krimit të organizuar, operacionit – ‘Forca e Ligjit’.

Dy ditë më parë, disa prej zyrtarëve më të lartë në vend, Kryeprokurorja Arta Marku, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kreu i SHISH, Helidon Bendo, ishin në zyrën e ministrit Fatmir Xhafaj, ku në fokus ishin pikërisht 38 dosjet nën hetim të bandave kriminale dhe goditja e tyre. Prandaj pritet një goditje me stil të gjërë dhe rrufe./Pamfleti.com

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *