Lajme

Ngjela: SHBA do sjellë marinsat! Manjani: Jo nuk vijnë

Avokat Spartak Ngjela mendon se amerikanët do e marrin seriozisht luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. “Që nga viti 1945 shqiptarët kanë jetuar në një kohë të shkuar dëm

Pse? Sepse janë drejtuar nga ligësi injorantësh që kanë dhunuar popullin e vet për një pushtet abstrakt që as vetë nuk e kanë ditur se çfarë ju duhet.

Nga Enver Hoxha te Edi Rama, shqiptarët janë drejtuar nga marrëzia që s’krijon dot asnjë vlerë kombëtare përveç shkatërrimit shpirtëror dhe material të shqiptarëve.

Më aktuale është marrëzia Berisha- Rama, të cilët, pasi u ndanë me njëri-tjetrin ashpër nga marrëzia për pushtet që kishte secili, erdhën më në fund dhe u bashkuan nga marrëzia e degraduar që të destabilizojnë Shqipërinë për të shpëtuar veten nga goditja antikorrupsion që po ju vjen nga Amerika.

Po, të dy bashkë, janë peshë shumë e lehtë. “Ngrihuni dhe bjeruni!” – iu tha shqiptarëve ambasadori amerikan njëlloj si Fan Noli në vitin 1930. Më hapur nuk bëhet, sepse kjo kuptohet: “bjeruni se na keni ne”!

Atëherë, Edhe Saliu edhe Rama janë pa shpresë. Nuk e mbrojnë dot gjënë e vjedhur. Ja, ky është sekreti, por ata mendojnë se do ta mbrojnë duke destabilizua Shqipërinë.

Kjo është injorancë: njëlloj si ajo që tregojnë në drejtimin e shtetit, të cilin vetëm e kanë vjedhur.

Shqipëria është vend anëtar i Natos. Prandaj politika amerikane e ka të drejtë të ruajë stabilitetin shqiptar, sepse ndërkohë ajo është në luftë politike me Rusinë në këtë zonë.

Deri me marinsa ka të drejtë normale Amerika të ndërhyjë për ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri, kundër forcave politike të korruptuara që, për të ruajtur vjedhjen e tyre, kërkojnë destabilizim të Shqipërisë me anë të Rusisë.

Kaq naivë janë këta të korruptuar sa venë të rrezikojnë veten deri në një penalitet ekstrem?” shkruan Ngjela në FB.

Por ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se nuk beson se do zbarkojnë aleatët.

“Vetting për të tërë….

Vetëm për shkaktarët e të gjithë të këqijave, politikën, nuk ka vetting! Të gjithë të tjerët kërcënohen me vetting!

Gjykatës, prokurorë, administratorë publikë dhe policë; të gjithë janë nën kërcënimin e vetting-ut!

Ndërkohë punët e shtetit, që natyrshëm duhet ti kryenin “të kërcënuarit”, tashmë i kryejnë shkaktarët e të keqes: POLITIKANËT! Kulmi!

E thonë pastaj se “po bëjnë shtet”. Pika i rëntë edhe këtij shteti, që nuk lëviz po nuk urdhëroi politikani!

Ndërkohë njerëzit presin të flasë Ambasadori X. Presin të “zbarkojnë aleatët”…. Kulmi! Që në ‘45 ky avaz! Po aleatët hiç!

Nuk vijnë more jo! Mblidhni mendjen e shtrengoni politikanët që votoni këtu! Ata e kanë në dorë!

Nëse nuk i vettoni, të paktën mos i votoni! Bëni atë që keni në dorë!

Ndërkohë ata zyrtarë që i kanë shërbyer politikanëve, u bëftë mirë vettingu! Se vetëm ata do e “hanë”. Parelinjtë do ja hedhin, si gjithmonë,” shkruan Manjani në FB.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *