Sport

Neymar vendos një rekord të madh para fillimit para Kupës së Botës

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar, ka arritur Romario, si golashënuesi i tretë më i mirë në historinë e Brazilin

Me golin e shënuar në minutën e 63-të, në fitoren 3-0 në miqësoren ndaj Austrisë në Vjenë, Neymar ka arritur koutën e 56 gola me fanellën e “Selseao”, në 86 ndeshje. 26-vjeçari është vetëm shtatë gola larg vendit të dytë në renditjen e golashënuesve më të mirë të historisë së Brazilit, pasi “Fenomeni” Ronaldo ka shënuar 62 gola në 98 ndeshje.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me këtë kombëtare është i madhi Pele, autor i 77 golave në karrierën tij, në 92 ndeshje me Brazilin. “O’Rei” ka fituar tre herë Kupën e Botës, ndërsa Ronaldo dy herë dhe Romario një herë.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *