Kulturë

Netflix ndërpret “House Of Cards” pas akuzave për agresion seksual ndaj Kevin Spaceyt (video)

Netflix njoftoi në fillim të kësaj jave se seriali i famshëm “House Of Cards” nuk do të xhirohet më pas sezonit të gjashtë, i cili filloi filmimin në Baltimore këtë muaj. Në një deklaratë, Netflix tha se kompania ishte ishte tmerrësisht e shqetësuar nga lajmet e natës së fundit në lidhje me aktorin kryesor të këtij seriali Kevin Spacey, i cili u akuzua për ngacmim seksual ndaj një mashkulli tjetër

Aktori Anthony Rapp pohoi pak ditë më parë se Spacey abuzoi me të seksualisht kur ishte vetëm 14 vjeç. Rapp deklaroi se skandali Weinstein e detyroi atë të fliste. Rapp, tani 46 vjeç, tregoi për BuzzFeed se ai ishte duke shikuar televizor në një parti në apartamentin e Spacey, kur ai e kapi hopa e mbështeti mbi mur dhe pastaj u hodh mbi të në shtrat.

Dy herë fitues i çmimit të Akademisë dhe aktor i mirënjohur i filmit dhe teatrit Kevin Spacey nuk i mohoi akuzat por u mjaftua të thoshte se ai nuk kujtohej për këtë episod të ndodhur më shumë se 30 vjet më parë. “Nëse unë u solla ashtu siç e përshkruan [Rapp] dhe pse nuk e mbaj mend sepse kanë kaluar 30 vite që nga ajo kohë, i kërkoj atij të më falë nëse kam bërë një sjellje të papërshtatshme i dehur, dhe më vjen keq për shqetësimin qe ai ka mbajtur gjatë gjithë këtyre viteve”, tha ai.

Bashkë me këtë ndjesë ylli i serialit të Netflix “House Of Cards” shpalli publikisht edhe faktin se ai është gay. “Kam dashur dhe kam pasur takime romantike me burra gjatë gjithë jetës time dhe unë zgjedh tani ta pranoj dhe të jetoj si një njeri i lirë homoseksual” shkroi ai.
Por, pranimi i homoseksualitetit të tij në një kohë që Spacey u akuzua për agresion seksual ndaj një mashkulli tjetër, aq më tepër kur ky i fundit ishte vetëm 14 vjeç ka nxehur shumë pjestarët e njohur të komunitetit LGBT të cilët kanë reaguar të indinjuar.

“Nuk ka dehje që justifikon ose shpjegon abuzimin ndaj një fëmije 14-vjeçar,” tha gazetari dhe aktivist I LGBT community, Dan Savage në Twitter. Një tjetër status i komediani Billy Eichner goditi: “Kevin Spacey ka shpikur diçka që nuk ka ekzistuar më parë për të, momenti jo i duhur për të dale si gay”.
Në të njëjtin mendim u bashkuan dhe aktorët Zachary Quinto, George Takei, ëanda Sykes dhe presidenti i GLAAD, Sarah Kate Ellis, i cili tha në një deklaratë: “Dalja hapur për orientimin seksual nuk duhet të përdoret për të shmangur pretendimet për sulme seksuale. Nuk është një histori për Kevin Spacey, por një histori mbijetese nga Anthony Rapp dhe të gjithë ata që guxojnë të flasin kundër veprimeve seksuale të padëshiruara. Mediat dhe publikus’duhet ta injorojnë këtë. “

Në javët e fundit akuzat për sjellje të keqe, abuzim dhe sulme seksuale kanë përfshire burra të fuqishëm, si producentin e filmit Harvey Weinstein, regjisorin James Toback dhe reporterin politik Mark Halperin.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *