Kulturë

Në Turqi, zbulohet tempulli pellazgjik 2.100 vjeçar

Tempulli 2.100 vjeçar u zbulua në lokalitetin arkeologjik Kinik Mound, që ndodhet në fshatin Yeşilyurt të qarkut Altunhisar, në provincën Niğde. Një tempull i epokëspellazgjike që daton prej më shumë se dy mijë vitesh është zbuluar së fundmi gjatë disa gërmimeve arkeologjike në Turqinë qendrore

Tempulli 2.100 vjeçar u zbulua në lokalitetin arkeologjik Kinik Mound, që ndodhet në fshatin Yeşilyurt të qarkut Altunhisar, në provincën Niğde. Në lokalitetin në fjalë, që nga viti 2011 ka qenë i angazhuar në punime një ekip italian dhe një tjetër turk. Profesori Lorenzo D’Alfonso, një akademik nga Universiteti i New Yorkut, tha në cilësi të kreut të ekipit për gërmime se tempulli i zbuluar daton nga koha ilire.

“Kemi vazhduar me gërmimet mu në vendin ku është zbuluar tempulli, ku dhe zbuluam tempullin tjetër i cili daton nga periudha helenistike, 2.100 vjet më parë”, tha për AA profesori D’Alfonso. Sipas tij, Kinik Mound me gjasë nuk ka qenë i banuar deri në vitin e 30-të para erës sonë.

“Kemi zbuluar edhe pjesë të një statuje të demit të ndërtuar nga qeramika”, tha D’Alfonso. Drejtori i Departamentit për Turizëm dhe Kulturë në provincën Niğde, Basri Akdemir, nga ana e tij tha se që nga fillimi i gërmimeve në vitin 2011, kanë arritur të zbulojnë dhe të dërgojnë në muze 207 artefakte kulturore.

Gërmimet në fjalë janë pjesë e një projekti të përbashkët dhjetëvjeçar të Universitetit të Pavias, Institutit për Studime të Botës Antike dhe Universitetit të New Yorkut, me përkrahje të Univerzitetit të Erzurumit në Turqi dhe provincës Niğde. Në lokalitetin e njëjtë, dy vite më parë u zbulua një tempull i cili daton nga 2.500 vjet më parë dhe i takon epokës perse.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *