Lajme, Lajmi kryesor

Ndihma për azilantët që duan të riatdhesohen

Gjermania mbështet me ndihma financiare azilantët që duan të rikthehen në vendlindje. Kujdes: afati i kërkesave për këto ndihma përfundon në fund të muajit shkurt

Deri më 28 shkurt azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar e drejta e qëndrimit në Gjermani mund të kërkojnë një ndihmë për t’u riintegruar në vendin e tyre të origjinës. Familjet mund të marrin deri në 3000 euro, kurse idividët deri në 1000 euro. Këto para mund të përdoren për të paguar qiranë, për të riparuar banesën, për pajisjen e tyre e kështu me radhë. Programi “Vendi yt e ardhmja jote” plotëson programin “Starthilfe plus”.

Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière u bën thirrje azilkërkuesve të refuzuar që ta shfrytëzojnë këtë ofertë. “Nëse ju vendosni deri në fund të muajit shkurt që të ktheheni vullnetarisht në vendlindje, mund të përfitoni edhe këtë ndihmë shtesë për shpenzimet për strehim në vendin tuaj. Ne ju ndihmojmë me ndihma konkrete për riintegrimin.”

Ndihma shtesë

Sipas gazetës “Bild am Sonntag” në periudhën shkurt-tetor 2017 ndihma për rikthim në vendlindje kanë kërkuar vetëm 8639 vetë. Po sipas kësaj gazete në Gjermani ka 115.000 azilkërkues të refuzuar. 80.000 syresh kanë statusin “Duldung”, 35.000 pritet të dëbohen, ndërkohë që nga janari deri në shtator 2017 janë dëbuar 19.520 vetë.

Prej këtyre ndihmave mund të përfitojnë edhe azikërkuesit nga Shqipëria apo Kosova që gjenden në Gjermani dhe dëshirojnë të kthehen në vendlindje. Autoritetet gjermane i mbështesin prej vitesh me programe të ndryshme ata që duan të kthehen në vendlindje, pavarësisht nëse janë azilkërkues apo kanë leje qëndrimi në Gjermani.

Ndërsa Zvicra ofron rreth 70.000 franga shpërblim për emigrantët që duan të vendosen në fshatra, por me disa kushte

Në shikim të parë, Albinen duket si një fshat malor nga ndonjë album fotografish. Ai gjendet në një lartësi prej 1300 metrash, dhe shtrihet në një shpat malor që e rreh dielli. Në pamje të parë duket se në Albien çdo gjë është në rregull. Por problemi është se në këtë fshat jetojnë sot vetëm 241 vetë, dhe syresh vetëm 25 janë nën 20 vjeç.

Për këtë arsye banorët e këtij fshati kanë nisur një nismë për të thithur banorë të rinj dhe kërkojnë që për këtë të zhvillohet një referendum. Sipas përfytyrimeve të banorëve të fshatit ata që vijnë të jetojnë në këtë fshat marrin një shpërblim në të holla. Kështu një familje katërvetëshe mund të marrë deri në 70.000 franga (rreth 60.000 euro). Për këtë nismë pritet të votohet në një referendum.

Ky lajm mori dhenë nga SHBA-ja në Meksikë, Spanjë, Kroaci, Vietnam e deri në Kinë. Pasi disa media bulevardeske shkruan për këtë ide, komuna e fshatit u bombardua prej rreth 3000 kërkesash me e-mail, sms, whatsapp apo facebook, tregon kryetari i komunës Beat Jost.

Dezinformim mediatik

Problemi në të gjithë këtë histori është se mediet e kanë pasqyruar projektin tonë në mënyrë të shtrembëruar, thotë Beat Jost, i cili është vetë gazetar. Kjo ka bërë që shumë njerëz që janë në kërkim të një perspektive të re jetese, të ëndërrojnë për të ardhur në fshatin tonë. Por fjala është për një nismë, e cila ende nuk është aprovuar nga referendumi.

Po ashtu në media nuk është shkruar as edhe shpërblimi lidhet me kushte te caktuara, kështu kush do të vijë duhet të jetë nën 45 vjeç. Po ashtu ata që përzgjidhen duhet të jetojnë të paktën 10 vjet në Albinen, ndryshe duhet ta kthejnë shpërbimin dhe të investojnë në fshat të paktën 200.000 franga (rreth 170.000 euro). Po ashtu duhet që të huajt që duan të vendosen në Albinen të kenë vizën C. Pra nga 3000 prej atyre që kanë bërë deri tani kërkesë askush nuk i plotëson kushtet.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *