Lifestyle

A mund të blejnë paratë lumturinë

A është e nevojshme te kesh para për të qenë i lumtur apo ky është thjesht një mit që u shpik nga të varfëritë për shpresuar një jetë më të mirë

Epo, kjo varet nga sa para keni dhe çfarë lloj lumturie doni të jetoni ,sugjeron një studim i ri.

Universiteti i Kalifornisë në bashkëpunim më universitetin e Irvine realizuan një eksperiment për të kuptuar lidhjen e lumturisë me paranë.

Studiuesit morën në studim rreth 1,519 amerikanë dhe dolën në përfundimin se personat që kishin të ardhura të larta kanë më shumë gjasa që të përjetojnë emocione të forta që përqendroheshin tek vetja, krenaria kënaqësia dhe dëfrimi.

E kundërta ndodhte me personat me të ardhura të ulëta të cilat emocionet e tyre ishin më të kufizuara dhe të përqendruara tek të tjerët, dhembshuria dhe dashuria.

Këta persona kishin tendenca ti frikësoheshin të ardhmes dhe të vlerësonin më shumë bukurinë e botës.

Studiuesit arritën në përfundimin se paraja vërtet mund të blej veç disa ndienja lumturie individuale dhe të përkohshme pasi duke pasur para e ke më të lehtë për të realizuar aktivitetet të cilat të falin kënaqësi.

“Pasuria nuk ju garanton lumturi,” thekson Piff, ” por ajo që mund të arrini nëpërmjet parave janë veç disa momente kënaqësie “./Lajm.co

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *