Ekonomi

MTI fermerëve të pemëve e perimeve: Mos i rritni çmimet sepse do ndëshkoheni

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë iu bënë thirrje të gjithë fermerëve të pemëve dhe perimeve që janë të mbrojtur me vendimin 02/57 të Qeverisë së Kosovës që të mos luajnë me çmimet e tregut duke dëmtuar konsumatorin

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë njofton se është duke e monitoruar tregun çdo ditë dhe nëse gjejmë se çmimet e pemëve dhe perimeve, janë ngritur do të reagojnë me heqjen e masës së përkohshme mbrojtëse.

“Qëllimi i masës mbrojtëse është për t’i mbrojtur prodhuesit vendor nga konkurrenca e padrejtë, por jo dëmtimi i konsumatorëve me ngritje të çmimeve”, thuhet në njoftimin e MTI-së.

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është duke u angazhuar fuqishëm që t’iu del në mbrojtje prodhuesve vendor, por jo duke i dëmtuar konsumatorët.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *