Lifestyle

Motra ime binjake ma mori burrin

Një grua 37 vjeçare, nënë e një djali, ka rrëfyer për The Sun se pas 14 vitesh është ndarë nga burri i saj dhe shkaktare për këtë ka qenë motra e saj binjake

Gruaja thotë se burri e kishte tradhtuar me motrën e saj binjake dhe tani të dy vazhdojnë aferën, derisa motra e saj dëshiron të ketë fëmijë me ish burrin e saj.

Më poshtë rrëfimi i saj:

Motra ime binjake po takohet me ishin tim dhe ajo dëshiron që të ketë fëmijë me të. Unë jam 37 vjet ndërsa ish i dashuri im është 28.

Ne kemi qenë të martuar prej 14 vitesh dhe kemi një djalë 12 vjet. Në fillim të lidhjes sonë unë zbulova se burri im po më tradhtonte me motrën time.

Unë i fala ata por martesa jonë u shkatërrua dhe ne u ndamë. Tani motra ime po takohet sërish me ish burrin tim dhe dëshiron që të ketë fëmijë me të.

Ish burri im thotë se nuk dëshiron fëmijë me të, por e di që ai i urren kondomët.

Djali im thotë se nuk dëshiron asgjë me asnjërin prej tyre, nëse tezja e tij mbetet shtatzënë me babanë e tij.

Asnjëri nga ata nuk kanë folur me të apo e dinë që e kanë lënduar atë.

Përgjigja e psikologes:

Ti nuk mund ta kontrollosh atë fatkeqësisht por bisedo me ish burrin tënd dhe thuaj se djali juaj ka nevojë për vëmendje dhe se ai do të shkatërrohet nëse babai dhe tezja e tij kanë një fëmijë bashkë.

Thuaj që të ndalojë së bëri seks me motrën tënde, sidomos seks të pambrojtur.

Bisedo me motrën tënde gjithashtu, pasi ajo ndoshta është xheloze që ti ke një fëmijë, por thuaj që të gjejë një baba tjetër për fëmijët e saj.

Previous ArticleNext Article

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *